Qyra:FC Struga do marri rezultatin më të mirë në Llabunisht!

Derbi i ligës së tretë  të rajonit të jugperëndimit do të luhet nesër në ora 16.00 ( e dielë)në stadiumin e Llabunishtës ku do ndeshet ekipi vendas Llabunishti me ekipin tashmë ambiciozë të Ligës së tretë FC.Struga .Sic konfirmojnë nga ekipi FC-Struga i cili tashmë kryeson këtë kompeticion me tre pikë  më shumë se ekipi i Llabunishtit, sfida e nesërme merr një rëndësi të vecantë sepse deri diku përcakton se kush do të triumfojë në këtë kometicion ku kanë mbetur edhe katër xhiro deri në përfundimin e kampionatit.Trim Qyra, menaxher i  FC –Struga potencon për Strugalajm.com se ata si ekip shkojnë në Llabunishtë të marrin rezultatin më të mirë në mënyrë që të ruajnë epërsinë deri në përfundim të këtij kampionati. Kujtojmë që FC Struga është një projekt i mbështetur nga kompania “Trim&Lum”, e cila përmes kësaj skuadre po rikthen atmosferën sportive në Strugë duke ringjallur shpresat për shumë të rinjë që përmes këtij ekipi pretendojnë ngritjen e tyre profesionale në nivelet më të larta të futbollit në Maqedoni por edhe më lartë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...