Qytetarët do e festojnë Vitin e ri lirshëm, pa kufizime

Situata me virusin korona është qetësuar, nuk ka tollovi nëpër korridore të ordinancave dhe as telefonata, thotë për TV21 mjekja, Lilija Çollakova Dervishova. Njëjtë edhe analiza javore e Institutit të Shëndetit publik thotë se për 8% janë ulur rastet me Covid-19 në krahasim me javën paraprake.

Le të themi për popullatën me tone qetësuese se situata është e qetë. Nuk ka nevojë për panik, dhomat e pritjes janë të qeta, nuk ka nuk ka telefonata, pra nuk ka numër të lartë, ka një numër të vogël pacientësh që vijnë në klinikat tona, më shumë vijnë për terapi kronike”, deklaroi Lilija Çollakova Dervishova – mjeke.

Për këtë arsye Çollakova vlerëson se nuk duhet të ketë masa restriktive për festat e fundvitit, por duhet të vazhdojë jeta sociale normalisht. Ajo thotë se shumica e qytetarëve tashmë kanë imunitet ngaqë e kanë kaluar virusin ose janë vaksinuar.

“Nuk mund ne t’ua ndalojmë qytetarëve që të mblidhen, t’ua ndalojmë buzëqeshjet, t’ua ndalojmë të jetojnë, pra unë kam thënë që ai që është i sëmurë duhet të shërohet, tashmë dy vjet e them, ndërsa ata që janë të shëndoshë duhet t’i gëzohen jetës çdo ditë. Jeta nuk ka reprizë, të gjithë jemi të vetëdijshëm që është periudhë e ftohtë, ne nuk jemi Kuba. Qytetarët duhet të vishen si duhet, mos të lahen dhe të dalin, dhe veshje të holla që janë për verës, por të vishen si për dimër”, vlerëson më tej Çollakova Dervishova.

Ministri në largim i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje tha se nuk ka rrezik nga virusi corona dhe se qytetarët duhet të festojnë pa kufizime.

“Tani për tani nuk kemi plan që të propozojmë asnjë masë shtesë restriktive, përveç atyre që janë tani”, tha Filipçe.

Nga ana tjetër shumë shtete të Evropës po mbyllen dhe vendosin masa shtesë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 dhe variantet tjera që kanë dalë nga ky virus. Lloji omikron i koronavirusitit, i cili është më infektues se variantet paraprake, është regjistruar në Shqipërinë fqinje, ku janë konfirmuar dy raste. Fqiu tjetër Greqia obligon turistët që të testohen ditën e dytë dhe të katërt pas mbërritjes, mbajtje të detyrueshme të maskës, si jashtë ashtu edhe brenda, anulim të të gjitha tubimeve publike për festat. Këto janë masat e reja të Qeverisë greke që nga nesër hyjnë në fuqi.

In : Aktuale

Loading...
loading...