Qyteti shqiptar ku të vdekurit s’kanë ku të varrosen!

Një problematikë e mprehtë ka zënë ngushtë qytetarët që jetojnë në Memaliaj të Shqipërisë, mungesa e vendeve për të varrusur të vdekurit është bërë serioze!

Problemi në fakt nuk është i panjohur, pasi situata është agravuar thuajse prej 10 vitesh. Haspësirat që do duheshin shtuar nuk janë gjetur, ndërsa vendet për prehjen e eshtrave sa vijnë e ngushtohen.

Të shumtë kanë qenë ata shqiptarë që për shkak të mungesës së vendive, janë detyruar që trupat e të ndjerëve të tyre t’i fusin në varre familjarësh tashmë të vdekur.StrugaLajmStrugaLajm

Drejtoria e punëve publike në bashkinë e Memaliajt thotë se e ka adresuar problematikën disa herë tek organet e larta shtetërore, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë për ofruar zgjidhje.StrugaLajm

Bashkim Çela, drejtor i punëve publike, shprehet se shumë shpejt do të akordohet një fond për blerjen e disa parcelave, por vonesat mbeten./Gazeta Express

In : Aktuale

Loading...
loading...