Ra edhe miti Zaev

Urim SALIHU

Që Gruevski, Cërvenkovski apo Lupco Georgievski mbaruan politikisht kjo dihet.Por me ikjen e Gruevskit , ra edhe miti Zaev.

Ky i fundit kishte dy mënyra se si mund t’a shihte kundërshtarin e tij politik që mendoi se e rrëzoi, por në fakt arratisja e Gruevskit filloi rrënimin e Zaevit.E para kryeministri aktual ka humbur në terrenin elektoral shqiptarë dhe e dyta duke dashur që Gruevskin ta sheh më shumë si emigrantë, arratisës apo azilantë më shumë se si hero në burg, i krijoi vetes ankthin e madh që tanido ta ketë të vështirë më të clirohet.StrugaLajm

Në anën tjetër opozita maqedonase duhet të bëjë potezin e madh.Ivanov do ik edhe pak, sepse edhe ai është i mbaruar politikisht.Por një lider i ri opozitarë maqedonas në vend të Mickovskit do ta ringrisë VMRO-në .Nëse këtë nuk e shfrytëzon opozita maqedonase kur miti Zaev tashmë ka rënë , atëherë kryeministri aktual ka të ngjarë të rradhis fitoret një pas një dhe kjo mund ta bëjë ndoshta jo të ngjajshëm si Gruevski, por të paktën pushteti i gjatë ta katranos fare.


Loading...
loading...