RA KJO DASËM E U PAMË

Largësia zbeh dukshëm lidhjet farefisnore,plaga e vjetër e shqiptarëve mërgimi ka cunguar këto lidhje të cilat çdo vit që vjen thellohen edhe më tepër.Shqiptarët me farefisin më të afërt takohen vetëm nëpër dasma,kemi filluar të harrojmë fytyrat e njerëzve të afërt,fëmijët nuk njihen me njëri tjetrin edhe pse janë një apo dy breza të afërt ,dhe në të shumtën e rasteve ka lindur ndonjë dashuri e shëndrrruar në incest!
Lidhjet farefisnore kërkohen edhe nga librat e shenjtë dhe janë të lidhura ngushtë me Atdheun i cili është mbase para se gjithash vendi ku robërohet shpirti.Atdheu nuk do dashuri të cunguar. Ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë. Ai që nuk i jap gjithçka atij, ai i ka mohuar të gjitha. Ai s’mund të harrohet. Nuk ka sëmundje më fisnike se sa malli për atdheun, e vendi i huaj nuk të bëhet atdhe.
Këtu ku sotë vlon nga mërgimtarët,këtu ky vënd që është hijeshuar nga zhurma e kalamajve, nga dasmat që simbolizojnë vazhdimin e trungut familjar,(pa çka nëse kritikohen nga dikush si të ekzagjeruara) këtu njeriu ka një të kaluar, por edhe të ardhme. Në vend të huaj ka vetëm të tashme. Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që kërkohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë. Që të jesh nacionalist duhet së pari të kesh një atdhe dhe ta duash atë mbi çdo gjë tjetër. Adheun e duam jo se është i madh apo i vogël, por e duam sepse është i yni,sepse na mban afër njëri tjetrit,sepse përforcon lidhjet tona e kështu jemi më të fortë.
Mirë se keni ardhur vëllezër e motra mërgimtar,juve ju kemi si dritën e syve.
Me respekt
Përparim IstrefiStrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...