RA KY HIMN, E U NJOHËM!

RA KY HIMN, E U NJOHËM!

Shkruan: Blerim SejdiuStrugaLajmStrugaLajm

Të vjen shumë keq kur sheh njerëz të cilët deri dje kanë menaxhuar me institucion shtetëror, të shprehin shqetësimin e tyre se përse deputeti shqiptar i cili këndoi Himnin kombëtar (për së pari herë në Kuvendin e Maqedonisë) paska ikur nga salla e Kuvendit. Kjo i paska mërzitur disa eksponentë të BDI-së, të cilët paskan dashur “në emër të kombit” të sulmohen fizikisht deputetët e Besës dhe se nuk është dashur të ikin. Sipas këtyre mendjeve të sëmura, na qenka dashur që këta deputetë shqiptar të Lëvizjes Besa të rahen nga huliganët maqedonas, të sulmohen fizikisht, të përgjaken apo të lëndohen rëndë, pasi që vetëm kështu (sipas këtyre) do të ishin treguar “burra që nuk frikohen”!
Është e dhimbshme me të vërtetë kur sheh se në çfarë gjendje të egër shpirtërore i ka sjellë verbëria politike disa njerëz, të cilët dakordohen që edhe shqiptarin ta shohin të vrarë, vetëm i Besës të jetë! Çmenduri e paparë! Kështu nuk mendon as armiku i etnisë së kundërt, e lere më një shqiptar që e dallon bindja politike. Turp tju vije!
Ju nëse kaq shumë e paskeni dashur nocionin e “burrërisë” është dashur që ta bëni edhe ne ta kuptojmë këtë, pra, është dashur që këtë ta bëni këto 15 vite në pushtet, që gjithë këtë periudhë ju burrërisht i shërbyet VMRO-së, ju asnjëherë nuk e ngitët zërin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, e sidomos ndaj atyre shqiptarëve që iu bë padrejtësi, montime politike, rahje, vrasje, burgosje, krejt kjo, para syve dhe burrësisë suaj!
Asnjëherë, ama asnjëherë nuk ju dolët në ndihmë bashkëkombasve tuaj që ju votuan kaq shumë vite, por ju me burrërinë tuaj heroikisht na propozuat stemën me luan si simbol tonin. Bile ju, si burrat e votuat Ligjin me të cilin e zvogëluat Flamurin tonë kombëtar.
Ju pritët, pas 15 viteve në pushtet, të del një parti e re politike shqiptare, e cila me paraqitjen e parë në Kuvendin e R. së Maqedonisë t’ju mbajë leksione politike por edhe t’jua rikujtojë se edhe ne shqiptarët kemi Himnin tonë Kombëtar, i ndryshëm nga ai maqedonas, ndërsa ju, burrat, dolët ta kundërshtoni këtë vepër!
Kam edhe shumë për të folur për “burrërinë” tuaj si “Maxhar Telekom”, “Monstra” dhe shumë raste tjera si “ma shka se shkau”; dhe “hedhja-futja” por nuk ia vlen më shumë, sepse sot juve askush nuk ju merr seriozisht, sepse ju së shpejti do jeni e kaluara!
Ky Himn deshifroi shumë fytyra të rejshme në mesin e popullit tonë. Për dikend ky Himn parqet vepër heroike, ndërsa për dikend vepër tradhëtare! Është e thjeshtë, gjeje anën!StrugaLajm


Loading...
loading...