Radhë të gjata në Tabanoc, mërgimtarët fajësojnë policinë e Maqedonisë (FOTO)

Kolona të gjata janë regjistruar nga orët e mëngjesit në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc, ndërsa kjo është bërë pas fluksit të madh të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në vendlindje në Maqedoni, por edhe për shkak të turistëve që shkojnë për në bregdetin grek.
Mërgimtarët theksojnë për INA se problemi është tek kufitarët maqedonas të cilët po krijojnë tollovi dhe radhë të gjata, si pasojë të procedurave të stërzgjatura dhe të ngadalsuara të verifikimit të dokumenteve.
Ata apelojnë tek ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe zv/ministri Agim Nuhiu të ndërmarrin masa shtesë për të zhbllokuar këtë kaos, që ditëve të ardhshme pritet të jetë më i madh.
“Unë këto pranë shtëpisë sime më duhet të presë 1 orë e më shumë dhe ende skemi kaluar. Duhet bërë më shumë për të larguar këtë tollovi, sepse nuk ka nevojë aq shumë kontrolle”, thekson një mërgimtar.
Radhët e gjata pritet edhe ditëve në vijim, pasi që ka nisur fluksi i ardhjes së mërgimtarëve për pushime, por edhe numri i madh i turistëve që shkojnë për në Greqi dhe turqit që kalojnë transit Maqedoni – Greqi për të shkuar në vendin e tyre.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...