Rama: Kam folur me Erdogan, ndihmën e kemi të garantuar

Kryeministri Rama zbuloi faktin që në kushtet më ekstreme, Shqipëria do mbahet financiarisht nga Turqia. Eshtë fjala për atë që ndryshe quhet Plani C, pra, pasi të jetë zhvlerësuar ai A dhe B, siç deklaroi shefi i qeverisë që do aplikohen në varësi të situatës ende pa qartësi se sa do vijojë “lufta” me koronavorusin.

Unë kam folur këto ditë me Presidentin Erdogan. Unë kam kontakte të vazhdueshme me të dhe ky nuk është sekret, tha Rama në Opinion, si përgjigje ndaj pyetjes së Fevziut nëse qeveria shqiptare do kërkojë ndihmë nga Kina, prej nga e ka burimin dhe flama COVID 19.

“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne kemi prej kohësh, prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota, për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë”, tha shefi i qeverisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...