Aktuale

Ramadani: Faji për humbjen në Kërçovë i faturohet BDI-së

Ramadani: Faji për humbjen në Kërçovë i faturohet BDI-së

Analisti Ramadan Ramadani gjatë emisionit “Debat në Shenja” tha se nuk e humbin shqiptarët Kërçovën, por Kërçovën e ka humbur BDI-ja dhe se BDI-së duhet t’i faturohet kjo humbje që nuk bëri asnjë hap pas përgjimeve që dolën për kandidatin e tyre, Fatmir Dehari.

Kandidati i VLEN, Fatmir Limani, shton ai, tha se kishit rastin “të më votonit mua dhe e kryti në këtë mënyrë muhabetin rreth diskursit etnik”.

Për kandidatin e opozitës nga AKI, tha se la një njollë të madhe në paraqitjet e mëtejmë në kuptimin se u publikuan disa përgjime ta paverifikuara ende dhe nuk e pamë as partinë e tij amë, siç tha, “të bëj një lloj tërheqje kondicionale dhe nëse vërtetohet diçka të tërhiqet”.

“Ka ndodhur ndryshimi, prej nesër për te shqiptarët ai ndryshim me ‘SH’ të madhe është Izet Mexhiti, nuk është më Ali Ahmeti”, tha Ramadani.

Por, kemi një problem ontologjik që ndodhë te shqiptarët, shton ai, ka shumë defetistë në opinion që nuk e dinë ende se shqiptarët e kanë fituar konfliktin e armatosur në 2001 dhe kanë sjellë Marrëveshjen e Ohrit dhe aty parimi fillestar është se nuk ka ndarje territoriale për çështje etnike.

“Ne duhet shpjeguar se fitorja e VLEN është edhe e shqiptarëve, ata e kanë bërë ndryshimin e përfaqësimit politik. Prej nesër VLEN vendos edhe për ngarkime dhe shkarkime”, tha Ramadani.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button