Ramazani, muaji i edukimit

Dr.Kujtim Kasami

Ndër tiparet e një njeriu të mençur është të jepet pas mirësive e dhuratave të ndryshme të Allahut dhënë robërve të Tij në vende dhe kohë të vlefshme. Ndër këto mirësi janë edhe ato të muajit të Ramazanit.

Ky muaj fisnik është koha më e mirë për edukimin e shpirtit për nënshtrim ndaj Allahut, edukim për t’u larguar nga të këqijat si dhe për të mësuar normat e fesë së pastër. Ky muaj është një mundësi jashtëzakonisht e madhe për të edukuar dhe t’ua mësuar njerëzve çështjet e fesë së tyre.

Muaji i Ramazanit është mundësi shumë e mirë për të edukuar besimtarët e kësaj feje madhështore për të respektuar normat e fesë, sepse kemi shumë njerëz të kësaj kohe në të cilën jetojmë dhe përballemi me shumë sfida e telashe, të cilët marrin guximin për të gjykuar dhe vendosur në emër të fesë pa e njohur për fenë dhe metodologjinë e nxjerrjes së dispozitave dhe normave fetare. Këtë e bëjnë ndoshta edhe me krenari për të treguar dhe mësuar njerëzit e tjerë me pak ose aspak njohuri që kanë për çështjes e fesë.

Kjo padyshim që kjo, paraqet një tendencë të rrezikshme bahkëkohore, dhe nëse ia shtojmë këtë edhe mundësinë e përhapjes së informacionit dhe zhvillimin e teknologjisë që janë sot si mundësi në botën globale.

Prandaj çdo dituri dhe njohuri në cilindo lëmi por edhe në sferën dhe shkencat e fesë e paverifikuar dhe e pa-argumentuar është e pavlerë dhe në situata të caktuara është e dëmshme.

Duhet shfrytëzuar mundësinë e këtij muaji fisnik për ta edukuar shpirtin me sinqeritet. Agjërimi është një adhurim i fshehtë, që nuk vihet re sikurse adhurimet dhe bindjet e tjera. E, nuk ka dyshim se marrja në konsideratë e këtij kuptimi ndihmon në rritjen dhe në përmirësimin e sinqeritetit në shpirt. Prandaj, ky lloj agjërimi mund të jetë mundësi për forcimin e vetëpërmbajtjes dhe shtysës së brendshme, që është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani. Agjërimi vjen për t’ia kujtuar njeriut rëndësinë e këtij këshilluesi, si dhe për ta forcuar e zhvilluar atë.

Ky muaj është rast i mirë për të edukuar njerëzit në përgjithësi dhe besimtarët në veçanti se feja islame është fe me lehtësime dhe tolerancë.StrugaLajm

Prandaj, patjetër duhet të shfrytëzohet mundësia e Ramazanit, dispozitat dhe lehtësimet e tij të ndryshme. I Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ue selem, u dërgua me fenë tolerante e të lehtësuar, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ai (Allahu) nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj.” (Haxh, 78), respekvisht nuk ju ka ngarkuar me atë që nuk mund ta bartni e as nuk ju ka obliguar me diçka që ju rëndon e të mos ju caktojë rrugëzgjidhje dhe lehtësim të madh. Ai ka urdhëruar e ka obliguar vetëm atë që është e lehtë për shpirtrat, që nuk i rëndon e nuk i neverit.

Gjatë agjërimit të ramazanit besimtarët edukohen për vlerat e Ramazanit, ndër të cilat: – “Atij që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar (shpërblim prej Allahut), i falen mëkatet e kaluara.” – “Në Xhenet është një portë e quajtur Rejan. Ditën e Gjykimit nga ajo derë do të hyjnë vetëm agjëruesit, askush tjetër.” – “Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e këndshme sesa aroma e miskut.” – “Agjëruesi ka dy raste në të cilat gëzohet: (1) kur bën iftar, i gëzohet iftarit dhe (2) kur e takon Zotin, i gëzohet agjërimit të tij.”

· Agjërimi na edukon në përgjegjësi direkte për përkushtim dhe adhurim ndaj All-llahut të Madhërishëm

Agjërimi është shprehje e përkushtimit të adhurimit ndaj Lavdiplotit, duke iu nënshtruar urdhërave dhe njëherësh duke u larguar nga ndalesat e Tij, prandaj edhe në hadithin kudsij thuhet: “Çdo veprim që bën biri i Ademit do të shpërblehet pos agjërimit, ai është për Mua dhe Unë e shpërblej për të, ai braktis ushqimin, pijen dhe epshin për hirin Tim”.StrugaLajm

· Agjërimi na edukon për dashurinë ndaj qenieve njerëzore

Agjërimi tek njeriu krijon ndjenjën e dashurisë, ndjesisë dhe dhembshurisë për të bërë prej tij një njeri altruist, shpirtmirë dhe për të vënë tek ai në funksion shkëndijat e fshehura të imanit… Jusufit a.s i është thënë: “Pse po mbetesh i uritur, kur ti je përgjegjës i depove të mbarë botës?” Kurse, ai është përgjegjur: “Kam frikë se, nëse ngopem, do të harroj të uriturin”.

· Agjërimi edukon për devotshmërinë

Një nga shumë mësimet e agjërimit qëndron në arritjen e gradës së devotshmërisë, sepse Lavdiploti, kur përmendi urtësinë e ligjësimit të agjërimit tha: “Kështu që të bëheni të devotshëm”, prandaj devotshmëria është fryt i agjërimit, të cilin e korrë agjëruesi nga ky ibadet.

· Agjërimi edukon njerëzimin për kauzën humane

Ramazani ka karakter të njohjes mes njerëzve, që është edhe një nga qëllimet e Islami. Allahu në Kur’an ka thënë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” (Huxhuratë: 13).

Në fakt, Kur’ani flet se ndarja e njerëzve në popuj, raca, fise, dhe bashkësi të ndryshme, nuk është që ata t’i thellojnë ndarjet dhe të hyjnë në konflikte për ta zhdukur tjetrin, por për t’u njohur, që don të thotë se, sipas Kur’anit, askush nuk ka të drejtë ta luftojë tjetrin thjesht vetëm pse nuk i takon besimit të tij, nëse ai nuk i shpreh armiqësi dhe nuk e lufton atë. Kjo i demanton qartë ata të cilët sot ushtrojnë dhunë në emër të besimit, në vende të ndryshme.

Në momentin kur njerëzit e njohin dhe e pranojnë njëri-tjetrin, padyshim se bëjnë përpjekje për të ndihmuar dhe avansuar kualitetin e jetës së qenies njerëzore.

I gjithë ky solidarizim për të ndihmuar kauzën humane vjen në shprehje gjatë muajit të ramazanit kur besimtarët dhe besimtaret janë agjërueshëm, e privojnë veten e tyre me vetëdëshir nga haja, pija dhe të gjitha kënaqësit e lejuara për të arrit kënaqësin e të Madhit All-llah. Në momentet e syfyrit dhe çeljes së iftarit e kujtojnë çdo nevojtar dhe individ të privuar nga mirësit e kësaj bote dhe në këtë rast vjen në shprehje drejtësia sociale dhe vullneti i mirë i çdo besimtari dhe besimtarje për të zhvilluar kauzën humane.


Loading...
loading...