
Ish kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko i pyetur nga Strugalajm në lidhje me paralajmërimin e policisë financiare se është paditur për ‘’Keqpërdorim të detyrës zyrtare’’ potencon se deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për këtë problematik.Ramiz Merko nënvizoi se ai është i hapur për cdo hetim sepse është i pastër në cdo drejtim.’’Jam i hapur per cdo hetim sepse jam i paster ne kete drejtim.Për furnizimet publike ka komisione, ku kryetari nuk ka akses ne vendimarrje.Presioni me gjasë vjen edhe nga struktura të Vmros, pasi nuk u mbështet nga BDI për koalicion’’tha Merko.Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka pranuar pesë padi penale kundër ish-kryetarëve të komunës së Strugës, Sveti Nikoles, Dibrës, Studeniçanit dhe Dolnenit, si dhe ndaj një personi fizik dhe një juridik. Paditë penale janë ngritur nga ana e Policisë Financiare nën dyshimin për kryerje të veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” gjatë marrëveshjeve për furnizime publike.(Strugalajm.com)
(Strugalajm.com)