Ministri për tërheqjen e Investime të Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Ramiz Merko dhe zv. Drejtori i Zonave Tekonologjike Zhvillimore Industriale Asip Useini, vizituan Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në rajonin e Strugës. Ata u pritën nga përfaqësuesi i kompanisë ODW Elektrik Ognen Cubalevski.
Menaxheri i kompanisë, njoftoi për intensitetin e punës dhe projektet zhvillimore që kanë në Maqedoni. Gjatë takimit, Cubalevski, prezantoi plan programin e tyre për zgjerimin e dy reparteve të reja, ku me finalizimin e projektit, sipas tij numri i të punësuarve do të rritet deri në 400.
Gjatë kohës së vizitës në hapësirat e kompanisë, ministri nga afër u informua me procesin prodhues, trajnimit e të punësuarve dhe intensitetin e punës të kompanisë.
Pikat kyçe të takimit ishin rezultatet e investimeve të deritanishme, zgjerimi i prodhimtarisë së punës dhe aplikimet e reja. Gjithashtu njoftimi mbi rregulloren e re që do të pasojë së shpejti për lehtësimin e investitorëve të huaj.
Zona zhvillimore ekonomike e Strugës, shkon drejt kompletimit të infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me ujë, ku për një kohë të shkurtë do të përfundohet, deklaroi Merko.
“Me formimin e Qeverisë së re reformatore dhe klimës pozitive në vend, janë shpeshtuar interesimi i kompanive të huaja në këto zona. Si rezultat i kësaj është një kompani e re Turke, të cilës i është rezervuar një parcel në këtë zonë, ku kompania është në fazën e përfundimit të aplikimit për investim, me çka në Zonën Industriale në Strugë, numri i të punësuarve duhet të arrij deri në 3000 vende pune, për vite në vit.” theksoi ministri Merko.
Kompania ODW Elektrik sot nën ombrellën e vetë punëson 210 persona me kualifikime të ndryshme, ku në vazhdim të zgjerimit të kompanisë do të punësojë edhe 400 vende të reja pune. Ftohen Struganët që t’i bashkëngjiten kësaj thirrje, shembull tipik është Ludrim Dalipi, inxhinier i makatronikës në këtë kompani, i cili thekson që profesionaliteti dhe vullneti për punë është prioritet në ODW Elektrik.
“Në mes tjerash është për t’u admiruar edhe puna e Muamer Reçit, investitor nga SHBA-ja, i cili shpreh interes për hapjen e një reparti në prodhimin e produkteve higjienike (pastë dhëmbësh, shampona, sapun i lëngshëm) e licencuar nga brendi Collgate. Gjatë bisedimeve dhe kontakteve disa mujore me dikasterin që unë drejtoj, Reçi ka vendosë që të Investojnë në rajonin e Strugës ku sipas projektit fillestar dhe analizave të tyre bazike do të investohet rreth 4 deri me 5 milion euro dhe fillimisht do të realizojnë 100 vende të reja pune, ku në vazhdimësi ky numër do të arrij deri në 250” informoi ministri Ramiz Merko.