Ramiz Merko uron struganët për Kurban Bajram

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës ju përcjell urimet më të sinqerta gjithë besimtarëve musliman.

Kurban Bajrami është festë në të cilën shprehet vlera e sacrificës, solidaritetit, humanitetit, devotshmërisë, drejtësisë e barazisë, andaj uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqja mbarënjerëzore.StrugaLajm

Urime të përzemërta dërgoj edhe tek qytetarët e komunës sonë të cilët në këto momente po kryejnë Haxhin me shpresën dhe lutjen që Zoti i Madhërishëm t’ua pranojë atë.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.StrugaLajm

Urime Festën e Kurban Bajramit!

Përzemërsisht,
Kryetari i Komunës së Strugës,
Ramis Merko

In : Aktuale

Loading...
loading...