Ramiz Merkos i shtohet edhe një akuzë:Emëroi drejtoreshën e Shkollës së Ladorishtit në kundërshtim me ligjin

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka paraqitur një propozim të ri akuzues kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko. Këtë herë, ai do të ndiqet për keqpërdorim në detyrë.

“I akuzuari me vetëdije ka shkelur rregulloret ligjore gjatë emërimit të ushtruesit të detyrës – drejtor të një shkolle fillore komunale në fshatin Ladorisht”, thonë nga Prokuroria Publike.

Megjithëse Ligji për arsimin fillor parashikon që ushtruesi i detyrës së drejtorit të zgjidhet nga radhët e të punësuarve në shkollë që plotësojnë kushtet për drejtor, i akuzuari më 12.01.2022 kishte emëruar si ushtrues detyre në shkollën në Ladorishtit një person që nuk i plotësonte këto kushte, përkatësisht nuk kishte përvojë pune prej të paktën pesë vitesh në fushën e edukimit-arsimimit.StrugaLajm

Personi i emëruar e ka ushtruar funksionin e drejtorit të shkollës nga data 12.01.2022 deri më 31.07.2023, për të cilin periudhë i janë paguar paga dhe kontribute si ushtrues detyre drejtor, duke shkaktuar kështu dëm ndaj shkollës.

Kjo është akuza e tetë e paraqitur për Ramiz Merkon.

In : Aktuale

Loading...
loading...