Rashidi para struganëve :Tash është koha për një qeverisje të pastër

Fjala ime para struganëve

Të nderuar të pranishëm, të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuar kryetarë të partive z. Ziadin Sela, z. Afrim Gashi!
Të nderuar përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të nderuar përfaqësues të lartë të dy partive politike!
Ne Struganët duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë sepse pikërisht këtu, para 6 vitesh filloi një proces, një process I cili u shëndrrua në një lëvizje të fuqishme politike, ashtuqë sot bashkë me Alternativën kemi ndërtuar një koalicion të shpresës, një koalicion të ndryshimit, një koalicion që do të sjellë fitoren e sigurtë më 15 korrik.
Ne struganët gjithashtu jemi të mllefosur. Jemi të mllefosur për atë që para 3 viteve me ndihmën e Lube Boshkoskit, me ndihmën e shtetit dhe shërbimeve, me nxitjen e një shovenisti ekstrem na e dhunuan vullnetin politik absolut të shqiptarëve të Strugës.
Të nderuar të pranishëm, tash është koha për një qeverisje ndryshe. Tash është koha për një qeverisje të pastër, tash është koha është koha për barazi, tash është kohapër drejtësi.
Tash është koha për reformat ë mirëfillta në arsim e shëndetësi, tash është koha për investim në çdo fshat shqiptar, tash është koha për zhvillim, tash është koha për rikthimin e shpresës, tash është koha për t’u ndalur eksodi.
Është hipokrizi kur dëgjon se BDI flet për drejtësi; Është hipokrizi kur dëgjon se BDI flet për vetting; Është hipokrizi kur dëgjon se BDI flet për drejtësi selektive.
Çka është drejtësi selektive?
Kur shqiptarët e korruptuar dhe hajdutë janë në liri, kurse shqiptarët e ndershëm dhe të pafajshëm janë brenda. Burgjet janë përplot me shqiptarë të rëndomtë bile edhe të pafajshëm, kurse ata që e kanë vendin në burg, sot ata e bëjnë politikën.StrugaLajm

Të nderuar të pranishëm , ata mashtrojnë se do të bëjnë kryeministër shqiptar, ne prej këtu u themi se do të bëjmë kryeministër për shqiptarët.
Shqiptarët respektojnë veten, shqiptarët respektojnë familjen. Kushdo që e respekton veten dhe familjen nuk do të votonte për ata që janë të zhytur në krim dhe korrupsion, po besa dhe në amoralitet.
Ne e dimë që ju kërcënojnë, ne e dimë që tentojnë të ju shantazhojnë, ne e dimë që tentojnë t’ju blejnë. Por , ju jeni zotër të vetvetes, ju jeni sovrani i votës suaj dhe te kutia e votimit nuk u sheh Ali Ahmeti, por as Ziadin Sela e Afrim Gashi. Tek kutia e votimit thirrini mendjes dhe dëgjoni zemrën!
Unë jam i sigurtë se nuk do të gaboni dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë. Gjithsesi, duhet një formalitet. Rrethoni nr.5 dhe kjo punë ka marrë fund. Faleminderit dhe shihemi mbrëmjen e 15 Korrikut.StrugaLajm

Korrik 2020, Strugë!

In : Aktuale

Loading...
loading...