Aktuale
Rashidi: Struga përfiton 2.2 milionë euro nga Qeveria VLEN për rrugën turistike drejt Vreshtave të Liqenit

Struga po hyn në një kapitull të ri zhvillimi infrastrukturor. Qeveria VLEN ka ndarë 2.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës turistike që lidh kryqëzimin me rrugën UPJ deri tek Vreshtat e Liqenit, projekt që pritet të rrisë qarkullimin, sigurinë dhe të sjellë një pamje moderne për qytetin. Ky investim është pjesë e fondit historik prej 250 milionë eurosh, të ndarë për herë të parë në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat, pa përjashtim dhe pa diskriminim.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesja e VLEN-it, Melinda Rashidi, e cila theksoi se ky është vetëm fillimi i transformimit që e pret Strugën. “VLEN për Strugën, VLEN për qytetarët, VLEN për të ardhmen!”, u shpreh Rashidi.