Reagon Aleanca e Dollogozhdës :100 metra asfaltë në Dollogozhdë , BDI e reklamon si arritje të madhe

Propaganda për qëllime elektorale me asfaltime të rrugëve i takon shekullt 20 dhe posaçërisht sistemeve socialisto-komuniste. Qëllimi është mashtrimi i elektoratit. Mashtrimi shëndërrohet në pafytyresi politike, kur asfaltohen vetëm 100 metra rrugë dhe ne portale publikohen lajme se Komuna e Strugës n’a paska asfaltuar rrugën që lidh fshatrat Dollogozhdë dhe Zhepin me një shqipe të cunguar.

Pafytyrsia e BDI-se nuk ka fund. BDI flen 4 vite dhe ngjallet vetëm 4 javë para zgjedhjeve dhe tenton të mashtron dhe të merrë levdata për “investime” që normalisht u takojnë gjithë qytetarëve si taksapagues të këtij shteti. BDI asfalton në Dollogozhdë 100 m rrugë dhe me krenari prezanton nëpër portale si arritje të saj se i paska asfaltuar rrugën që lidhë dy fshatra, Dollogozhdën me Zhepinin. Kerkojmë nga nëndega e BDI-së në Dollogozdë që mos e hanë kashtën për bar dhe të sqaron dollogozhdarët, por edhe qytetarët tjerë pse bëhen mashtrime të një niveli kaq të ulët. Por, edhe të pyes kandidatin për këshilltar të BDI-së, pse ende pa hyrë në Kuvendin e komunës i mbyll sytë para ofendimeve të tilla që n’a bëhen në mesë të ditës dhe para syve tonë.StrugaLajm

Për këtë shihni videon dhe fotografitë e pjesës të 100 metrave të asfaltuara!StrugaLajm

ASH – Dollogozhdë

In : Aktuale

Loading...
loading...