Reagon Aleanca ndaj fushatës së Zaevit për BDI-në, e quan mentalitet Ballkani

Ka reaguar edhe partia Aleanca për Shqiptarët ndaj fushatës në përkrahje të kandidatëve për kryetarë komunash nga rradhët e BDI-së,në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që ka filluar kryeministri i vendit dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kjo parti pyet se a është në vetëdije Zaevi që këto lloj paraqitjesh në tubime partiake në mbështetje të BDI-së janë në kundërshtim të plotë me rekomandimet e Pribesë për çlirimin e vendit nga kapja e shtetit nga partitë, shkruan tetovapress.com.

“A e ka të njohur Zaevi që paraqitjet e tija në tubime partiake zgjedhore në sajë të “kryeministrit” në mbështetje të kandidatëve të BDI nuk janë në pajtim me rekomandimet e Pribe për ç ‘kapje të shtetit nga partitë?!”.

Në reagimin e kësaj partie politike drejtuar mediave thuhet se me përvojën e tij si kryetar komune nga radhët e një partie opozitare do të duhej që së paku ti kujtohet se këto lloje të veprimit nuk kanë të bëjnë fare me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

“Ia përkujtojmë se njëra nga partitë e cila përmendet me përpikëri në sintagmën e KE dhe organizatave tjera ndërkombëtare me relevancë është mu ky organizimi politik – BDI, e cila prej kohës së regjimit dypartiak të uzurpimit të shtetit ka vazhduar me të njëjtën kryesi dhe pa dhënë asnjë llogari. A e ka të njohur Zaevi se sa janë kërcënimet e tija publike për bashkëpunim mes qeverisë dhe shtetit vetëm në raste kur partitë qeverisëse kanë shumicë dhe kryetarë, në përputhje me kriteret e Kopenhagës dhe në përgjithësi me kulturën demokratike në shtet?! Me përvojën e tij si kryetar komune nga radhët e një partie opozitare do të duhej që së paku ti kujtohet se këto lloje të veprimit nuk kanë të bëjnë fare me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit! Zaevi i cili pretendon të sjell jetë në Maqedoni për të gjithë, personi i cili ishte më i zëshëm për çlirimin e qytetarit nga zgjedha partiake, nga kontrolli i “pamëshirshëm” i partisë mbi qytetarin, duhej të ishte individi i fundit i cili do të duhej të merr guximin që t’i llogarit votuesit si një tufë e pavetëdijshme, aparaturë mekanike votuese e cila do të rreshtohet pas “kushtrimit” të udhëheqësit të tufës”, thuhet në reagim.StrugaLajm

Gjithashtu ASH thotë se jemi thellë të bindur se ashtu siç kanë evoluar proceset në mbarë botën, ashtu kanë evoluar dhe qytetarët e Maqedonisë dhe që ata do të dinë të zgjedhin më të mirën për veten e tyre!

 

In : Aktuale

Loading...
loading...