Reagon Komuna e Strugës pas dekretit të qeverisë për kthimin e plazheve në gjendjen e mëparshme

Mendojmë se Urdhëresa e fundit në lidhje me zbatimin e Ligjit për tokë ndërtimore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme gjegjësisht për largimin e objekteve dhe pajisjeve urbane, është vendim populist i cili ka për qëllim fitim e votave para zgjedhjeve parlamentare. Kjo Urdhërese u soll në kohë kur Komuna e Strugës kërkoi të sillet Ligj për plazhet i cili do të vlente për gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kushte të njëjta për të gjithë koncesionerët. Sjellja e kësaj Urdhërese jo vetëm që do të pengoj shfrytëzimin e plazheve në prag të sezonit turistik, që dukshëm do të ndikoj në zhvillim ekonomik të Komunës, por do të shkaktoj edhe ndotjen më të madhe të bregut të liqenit, gjë që është e papranueshme nga ne si institucion.

Fakti që ndodhemi në gjendje të jashtëzakonshme ku ekonomia e vendimit ka pësuar rënie, sidomos kur bëhet fjalë për një qytet turisitk ku koncesionet dhe plazhet janë pjesë kyçe e zhvillimit të ekonomisë lokale, për më tepër ku të ardhurat e bizneseve lokale dhe i një numri të madh të qytetarëve të Komunës së Strugës mvaren nga sektori turistik, thotë shumë për atë se ky vendim i pushtetit qëndror është i përshpejtuar dhe i gabuar.

Në këtë rast Komuna e Strugës do të parashtrojë iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese pasi që Urdhëresa është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për qeverisje lokale, Ligjin për ambient jetësor dhe Ligjin për tokë ndërtimore.StrugaLajm

Pas gjithë kësaj situate të vështirë të shkaktuar nga pandemia, pritej që Qeveria të na dilte në ndihmë dhe jo të na dëmtonte më shumë.StrugaLajm

Si përfundim i bëjmë apel Qeverisë që ta rishqyrtoj Urdhëresën dhe të merren më shumë me situatën e shkaktuar nga COVID 19 e cila lë përshtypje sikur nuk është duke u menaxhuar mirë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës


In : Aktuale

Loading...
loading...