Reagon Ramiz Merko:Ndërkohë që të tjerët vrasin mendjen se kush-cilin e sulmoi, ne vrasim mendjen se cili është projekti i rradhës për Strugën që duam

Komuna e Strugës:
“Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë, mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet, mendjet e vogla diskutojnë për njerëzit.”

Ndërkohë që të tjerët vrasin mendjen se kush-cilin e sulmoi, ne vrasim mendjen se cili është projekti i rradhës për Strugën që duam.

Për ne flasin veprat tona: shumë rrugë të shtruara në Strugë dhe rrethinë, projekte infrastrukturore dhe kanalizim, hapësira publike të mirëmbajtura, bulevarde sipas te gjitha standarteve. Por ky është vetëm fillimi. Për projekte të tjera madhështore do të jeni dëshmitar edhe vet. E gjithë kjo pikë së pari falë përkrahjes të qytetarëve të Strugës si edhe ekipit më të ngushtë të Kryetarit të Komunës së Strugës, të cilët mbështesin dhe inicojnë çdo projekt.

Faleminderit për mbështetësit e mi ata që nuk kursehen asnjëher për pushtetin lokal: Prof.D-r Armen Kadriu, Doc.D-r Jeton Shaqiri, Doc.D-r Dashmir Nasufi, z.Resul Kaba, z.Armend Shaqiri.
Falenderim i veçantë dhe për përfaqësuesin strugan në pushtetin qëndror: Ministër Dr.Asim Musa, Deputetin z.Agim Shaqiri , Drejtorin z.Bardhyl Nasufi si edhe shumë e shumë persona të tjerë të cilët kanë qënë gjithmon aty duke dhënë kontributin e tyre gjithmon. Ju do jeni çdo herë fryma e projektit tim për Strugën që dua.StrugaLajm

Ndërkohë që ka njerëz që akoma vazhdojnë dhe komentojnë incidente të pavlefshme?

Fundja opozita atë punë ka, të diskutojë pozitën. Ose të diskutojë njerëzit e tjerë është e vetmja gjë që dinë të bëjnë!!StrugaLajm

“Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë, mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet, mendjet e vogla diskutojnë për njerëzit.”

D-r Ramis Merko
Kryetar i Komunës së Strugës

 

In : Aktuale

Loading...
loading...