Regjistrimi në RVM, janë regjistruar 40.397 persona nga diaspora

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim deri në orën 08:50 sot janë regjistruar gjithsej 40.397 persona të cilët janë jashtë vendit. Regjistrimi i mërgimtarëve përmes aplikacionit filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

Nga Enti shtetërorë për statistikë (ESHS) dje deklaruan se ata çdo ditë e monitorojnë procesin dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët e Maqedonisë. Problemi me marrjen jo në kohë të një mesazhi kthyes për hyrje në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni funksionon në mënyrë të përsosur.StrugaLajm

Vetë-regjistrimi për një person, sipas ESHS-së, zgjat vetëm 10 minuta, nuk është aspak i komplikuar dhe i inkurajon dhe motivon të mërguarit të ndajnë një kohë të shkurtër për t’u vetë-regjistruar. Faza e parë e regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave filloi me regjistrimin e punonjësve në përfaqësitë konsullore-diplomatike dhe familjet e tyre, në diasporë, pjesëtarët e Armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Ky aktivitet do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, i cili do të fillojë më 1 prill.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...