REGJISTROHEN 28 VIKTIMA DHE 450 RASTE TË REJA ME COVID-19, SHËROHEN 1001 PERSONA

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 28 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 150.672 raste, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, kurse 4.714 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 16.049 raste aktive me virusin korona./Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...