Rekord i ri/ Ja sa minuta zgjati fluturimi New York-Londër dhe shpejtësia maksimale e avionit

Një avion i “British Airways” ka shënuar një rekord të ri botëror për fluturimin më të shpejtë subsonic mes New Yorkut dhe Londrës.

Avioni arriti shpejtësinë maksimale prej 825 metra për orë pse 1327 km në orë, raporton Syri.net.

Boeinh 747 fluturoi mesnatën mes së shtunës dhe të dielës dhe arriti në destinacion pas 4 orësh e 56 minutash fluturim, e shtyrë edhe nga stuhia ‘Ciara’ që po godet Britaninë e Madhe.

Avioni mbërriti në aeroportin “Heathrow” të Londrës në orën 04:43, rreth dy orë më herët nga planifikimi.StrugaLajm

Normalisht, një fluturim mes New Yorkut dhe Londrës zgjat mesatarisht 6 orë e 13 minuta.

“Nëse nuk gabojmë, British Airways theu rekordin e ri subsonic New York-Londër, I thyer më pare nga Norwegian Airlines”, shkruan “Flightradar 24 në një postim në Twitter. /Syri.net

In : Aktuale

Loading...
loading...