Rënia e lirës turke, shtetas të Maqedonisë po blejnë prona në Turqi

Shtetas të Maqedonisë kanë blerë prona në Turqi, pas rënies së lirës turke. Për këtë shkruan portali Faktor.mk, duke shtuar se kjo ka motivuar shumë.

Nga kompania e patundshmërive Bluinvest nga Struga thonë se është bërë trend që shtetas të Maqedonisë të blejnë prona në Turqi, dhe këtë e bëjnë drejtpërdrejt atje.

“Kemi informacione të tilla. Njërzit kryesisht që janë në kurbet blejnë prona atje në dy tre lokacione në Turqi, mes të cilave edhe Antalia. Ne e dijmë që Turqia është top destinacioni në botë. Ata blejnë prona me vlerë deri 100 mijë euro”, kanë thënë nga kjo agjenci.

Por sipas analizave, shumë agjenci të patundshmërive nuk janë të njohura procedurat për blerjen e pronës në Turqi. Por për të blerë prona atje nuk ka nevojë ndërmjetësim, por mund të udhëtohet në destinacionin e duhur dhe të blihet prona. Një faktor kryesor janë lidhjet familjare, që shumë veta këtej kanë familjar në Turqi.

In : Aktuale

Loading...
loading...