Rënia e zogjve nga qielli, kryetari i Bogovinës kërkon sqarim nga operatorët, ja përgjigja?!

Bogovinasit po reagojnë lidhur me vendosjen e disa antenave dhe përforcuesve në vendbanimet e tyre nga ana e kompanive të telefonisë celulare.

Por sipas portalit TetovaSot, disa qytetarë kanë postuar video me pretendimet se këtyre ditëve një dukuri e pazakontë ka ndodhur në komunën e tyre. Sipas tyre, në videot shihen se si nga qielli bien zogjtë të çoroditur dhe të dezorganizuar, disa edhe të ngodhur, shkruan portali Tetova1. Por në rrjetet sociale ka pasur reagime dhe komente të ndryshme se në këtë komunë po vendosen antena për rrjetin 5G. Në lidhje me këtë kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili ka kërkuar sqarim edhe nga operatori A1 Maqedoni, nga e cila ka marrë përgjigjen si vijon:StrugaLajmStrugaLajm

I nderuari kryetar Albon Xhemaili,
Në këtë rast, ne dëshirojmë t’ju informojmë se A1 Maqedonia edhe në këtë situatë krize po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që rrjeti telekomunikues të funksionojë në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme dhe të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve kryesore telekomunikuese si më parë.
Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, ne vërejmë rritje të trafikut të bisedave, si dhe rritje të trafikut të internetit që është dukshëm më i lartë se zakonisht, që është rezultat i përshtajtes së kompanive me situatën e sapokrijuar duke punuar nga shtëpia dhe me qëndrimin e shfrytëzuesve tanë në shtëpi, në përputhje me masat e mbrojtjes nga koronavirusi.StrugaLajm

Ekspertët tanë teknikë vazhdimisht monitorojnë kapacitetet e rrjetit dhe përgjigjen vazhdimisht me masa të duhura teknike për të siguruar integritetin e rrjetit në rast të trafikut jashtëzakonisht të lartë ose vështirësi të tjera teknike, që do të thotë përmirësim dhe azhurnim i vazhdueshëm i rrjetit ekzistues, me qëllim që të ofrojë pa ndërprerje shërbimet të cilat i shfrytëzoni. Për këtë arsye, ditëve të kaluara janë ndërmarrë aktivitete të caktuara në stacionin bazë në Komunën e Bogovinës për funksionim pa ndërprerje të shërbimeve për shfrytëzuesit e A1 Maqedonisë në këtë zonë, duke përdorur teknologjitë ekzistuese të cilat janë përdorur deri më tani. Aktivitetet në këtë stacion bazë nuk kanë të bëjnë me aktivizimin e rrjetit 5G, pasi frekuencat për përdorim komercial të shërbimeve 5G akoma nuk janë caktuar (ndarë) nga ana e Agjencisë për Komunikime Elektronike”, thuhet në përgjigjen e A1 Maqedonia./Tetova1Artikulli i meparshem

In : Aktuale

Loading...
loading...