BLENDI PETROL
Aktuale

Restorantet dhe kafenetë prej nesër do të punojnë deri në ora 21:00

Restorantet, kafenetë dhe objektet e tjera gastronomike në Maqedoninë e Veriut prej nesër do të punojnë me orar të ri deri në ora 21:00, dhe jo si deri tani që ishte deri në ora 18:00, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, përcjell INA.

Ky vendim u miratua dje në përputhje me rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Me vendimin kthehet orari i punës së këtyre objekteve vërtetuar nga vendim paraprak, apo ato do të mund të punojnë deri në orën 21, me përjashtim të restoranteve dhe objekteve tjera gastronomike të aeroporteve, pompave të benzinës dhe hotelet të ciat nga 21 janari do të mund të punojnë me orar të rregullt të punës konform ligjit”, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.

Ky vendim dje u bë i ditur edhe nga kryeministri Zoran Zaev si dhe ministrat për Shëndetësi dhe Ekonomi, Venko Filipçe dhe Kreshnik Bekteshi, përmes profileve të tyre në rrjetet sociale. Shoqata e Gastronomëve ka kërkuar që orari të jetë i rregullt, për shkak të uljes së numrit të infektimeve dhe si nevojë e humbjeve që ka pësuar ky sektorë si pasojë e kufizimeve.

Gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohet propozimi që këto biznese të punojnë deri në ora 23:00.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button