Për fat të keq, pak ditë më parë, e gjithë bota ishte dëshmitare e një katastrofe tragjike natyrore. Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri ka arritur në mbi 17 000 persona. Kërkesa për ndihmë vazhdon të jetë e lartë, qoftë për ekipe shpëtimi qoftë për të mira materiale. Askush nuk duhet të rrijë indiferente në kriza të tilla, prandaj ne bëjmë apel tek të gjithë miqtë tanë bamirës të kontribojnë sipas mundësive. Momentalisht Shoqata jonë siguron mbledhjen e mjeteve financiare në dy forma:
- Ju njoftojmë se gjatë ditëve në vijim (e premte, e shtunë dhe e diel) i gjithë qarkullimi ditor në Restorant Marmaris Struga do të shkojë në ndihmë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Pra, kjo do të thotë se të gjitha faturat që do të paguhen nga klientët për shërbimet e restorantit nuk do të përfundojnë në arkën e këtij biznesi por do të donohen si ndihmë.
