SAMI FRASHERI 1850- 1904
DITË MË PARË U MBUSHËN 120 VITE NGA DITA KUR NE StambolI pushoi së rrahuri zemra e ideologut kryesor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dijetarit , enciklopedistit, gjuhëtarit , shkrimtarit dhe publicistit Sami Frashëri.
Sami Frashëri në historinë shqiptare njihet si ideologu I lëvizjes kombëtare shqiptare në periudhen më të bujshme të histories sonë , në atë të luftës çlirimtare dhe të Rilindjes Kombëtare në gjysmën e dytë të shek. XIX, respektivisht në atë periudhe kur vendosej fati I Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Sami Frashëri lindi më 5 qershor të vitit 1850 në fshatin Frashër të Përmetit dhe ndërroi jetë më 18 qershor të vitit 1904 në Stamboll. Ishte vëllai më I vogël I Abdyl dhe Naim Frashëri fytyra këto të njohura shumë në historinë shqiptare. Mësimet e para Samiu I mori në vendlindje te hoxha I fshatit ku mësoi turqisht , arabisht dhe persisht. Heret ngelën pa prindër , por për jetën e tyre u kujdes Abduli (vëllai më I madh, që më vonë u bë njëri nga figurat më të shquara të lëvizjes çlirimtare- ishte njëri nga themeluesit e udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit). Në vitin 1865 Samiu bashkë me vëllezërit dhe motrat u vendos në Janinë, ku kreu gjimnazin “ Zosimea”së bashku me vëllanë Naimin . Në gjimnaz Samiu përveç kultures së përgjithëshme dhe suksesit të jashtëzakonshëm mësoi edhe greqishten e vjetër , greqishten e re, latinishten , frëngjishten dhe italishten, kështu u bë njohës I mire I disa gjuhëvë te rëndësishme të kohës. Në vitin 1872 Samiu shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë më patriotët shqiptarë: Pashko Vasa , Jani Vreto , Ismai Qemali, K.N. Kristoforidhi, Hoxhë Tahsini etj. Këtu shpejt tregoi aftësitë e veta dhe dhumë shpejt u bë udhëheqës I Shoqërisë së Stambollit , ku qëdroi deri në fund të jetës. Këtu Samiu është në ballë të patriotëve shqiptarë dhe kryetar I “ SHOQËRISË SË TË SHTYPURIT SHKRONJA( LIBRA ) SHQIP” në vitin 1879 , vit kur u botua edhe ABETARJA SHQIP dhe fillon të përdoret alfabeti shqip I Stambollit.
Samiu gjithashtu u bashkangjit edhe me lëvizjen përparimtare të turqve të rinj dhe u bë mik I ngushte me njerin nga udhëheqësit e kësaj lëvizje poetin e njohur turk Namik Kemali me të cilin në vitin 1874 botoi revistën “ Hadika” (Kopshti ), të cilën qeveria e kohës e ndaloi dhe Samiun dhe Kemalin I internoi në Tripoli të Libisë . Atje Samiu shkroi dramën BESA që u lujt në Stamboll në vitin 1874 dhe në vitin 1875 kur Samiu u kthye ne Stamboll nga internimi .
Sami Frashëri është autor I mbi se 57 veprave në gjiuhën shqipe , turke dhe arabe si dhe drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe DRITA dhe më vonë DITURIA , ku shkroi një varg artikujsh të tematikave të ndryshme.
Në vitin 1872 Samiu shkroi të parin roman të letrsisë turke” Dashuria e Talatit me Fitneten “.
Dramën “ BESA” e shkroi në vitin 1875. Në të trajtohet temë shqiptare . Fjala e dhënë , besa është subjekti kryesor I kësaj drame. Fjala e dhënë dhe mbajtja e saj shquhet te shqiptarët, që janë bërë të njohur për këtë. Por nëse analizohet besa në këtë dramë do të shohim se kjo len tradita dhe plagë të pashlyeshme , sepse rrjedhimi I ngjarjeve në dramë , respektivisht hakmarrja për të mbajtur fjalën e dhënë duket se luftohet në mënyrë indirekte bashkë me të edhe zakonet tjera prapanike. Drama Besa ështe përkthyer në shqip në vitet 1970 , 1998. Në vitin 2002 NGB Vatra në Shkup boto i gjithashtu dramën Besa, e cila është lexuar me ëndje dhe zen vend nëpër bibliotekat personale të adhuruesve të librit.
Në vitin 1899 Sami Frashëri shkroi, librin, traktatin e kohës që u njoh edhe si kryevepër .. “ SHqipëria ç’ka qenë,ç ‘është dhe ç’ do të bëhet “ . Libri u botua në Bukuresht , pa emër të autorit. Ky traktat u bë manifest I Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe sintetizoi progranin e lëvizjes në përgjithësi.
Në pjesën e pare të librit Samiu bën një histori të shkurtër të popullit shqiptar që nga origjina pelasgjike dhe ilire. Në pjesën e dytë përshkruan tokat shqiptare dhe pasuritë e tyre , kurse në pjesën e tretë tregon apo bën fjalë mbi gjendjen e Shqipërisë nën Perandorinë Osmane dhe rrugën e çlirimit të saj.
Për shkollën shqipe Samiu shkroI : Në vitin 1886 Abetare e Gjuhës shqipe,
Po në atë vit shkroi edhe Shkronjëtore e Gjuhës shqipe .Në vitin 1888 shkroi DHESHKRONJË(Gjeografi).
Samiu është gjithashtu autor I Alfabetit të Stambollit, të cilin në Kongresin e Manastirit e paraqiti SHoqëria e të shtypurit shkronja shqip e Stambollit. Në vitin 1900 Samiu botoi fjalorin enciklopedik turqisht KAMUS – UL ALAM me gjashtë vëllime. Këtu Samiu i jep nje vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë histories së tij. Aty gjenden njoftimi për institucionet shtetërore, arsimore , fetar , si dhe dhëna gjeografike për qytetet dhe qendrat administrative më të rendësishme të Shqipërisë, si dhe fshatrat më të njohura të Shqipërisë.
Krijimtaria e tij është e pasur edhe me botime në gjuhën turke dhe arabe . Të përmendim dhe atë se Samiu është autor I fjalorit të parë turqishe me mbi se 40.000 fjalë. Në gjuhë turke ka përkthyer edhe veprat e njohura të letërsisë botërore siç janë TË mjerët e V . Hygo , Robinson Kruso të D. Defo etj.
Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe ështe e lidhur tëresisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës dhe të kultures kombëtare. Hartoi edhe nje fjalor të gjuhës shqipe që nuk I dihet fati. Biblioteka personale e tij kishte 20.000 vëllime. Për veprimtarinë e tij në të mire të lëvizjes kombëtare shqiptare Porta e Lartë e izoloi , duke I ndaluar vitet e fundit të dilte lirisht nga shtëpia.
NJëri nga intelektualët dhe partiotët shqiptarë me idetë më të përparuar të kohës, burrë I guximit dhe I veprimit, entuziast dhe I ditur- Sami Frashëri vdiq në Stamboll në vitin 1904, por vepra e tij do të lexohet me ëndje ndët trojet shqiptare ne mote e vite .
Resul Bekteshi , Strugë