Aktuale

Resul Çollaku emërohet drejtor i Ndërmarrjes Komunale të Strugës


Me propozim të kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, Resul Çollaku nga Ladorishti është emëruar drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunale” Strugë mëson strugalajm.

Çollaku vjen nga biznesi privat, është i shkolluar në Zvicër ku ka punuar për disa vite – ka përfituar përvojë të gjatë në drejtim. Për shumë vite ai ka menaxhuar produksionin e njohur Studio Rinora, duke dëshmuar aftësi të larta organizative dhe profesionale.

Me këtë përvojë, ai pritet të sjell qasje moderne dhe efikase në drejtimin e ndërmarrjes, me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe rritjen e cilësisë së punës në shërbim të qytetarëve të Strugës.(StrugaLajm. Com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button