Rexhepi-Zejd: Nënshkrimi im, jo bashkë me “Të Majtën”

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd ka  thyer sot heshtjen e tij sa i përket rrëzimit të Qeverisë. Me këtë rast ai u shpreh se është për rrëzimin e kësaj qeverie, por jo me çdo kusht. “Gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E majta nuk nënshkruan dhe në frymën e kësaj u dakorduam për të dhënë firmën. Dhe qëndrimi i  Alternativës ka qenë i njëjtë”, tha Skender Rexhepi.

Rexhepi ishte i prerë se nënshkrimi i tij nuk do të qëndroj bashkë në një listë ku qëndron edhe nënshkrimi i kreut të së Majtës. “Kështu ka qenë që kur e kemi përpiluar atë listë pjesë e saj të mos jetë edhe e Majta. Unë nuk pranoj që nënshkrimi imë të jetë pjesë e Listës bashkë me nënshkrimin e kreut të së Majtës. Mandatin nuk e kemi marrë për tu shërbyer kauzave antishqiptare”, tha Zejd.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...