Prof.Dr.Xhevdet NASUFI/Strugalajm.com
Të thuash se në gjenin e shqiptarëve është ndjesia e parisë(bajraktarizmit) mbi të gjitha, atëher do pranonim se edhe historin kontemporante e ndërtojm tërësisht jasht kornizave globale. Është fat i mirë që kjo mundet të jetë ndjenjë e politikbërësve dhe individëve të caktuar,ama jo edhe e popullit Shqiptar.
Demokracit e zhvilluara liberale ne botë, politikat e zhvillimit kontemplare i kanë bazuar dhe ndërtuar historikisht por edhe në vazhdimësi në mbështetje të plot me konkurencën politike, ndershmererin dhe shkallën e lart të sjelljes etike. Praktikimi i këtyre vlerave askundi dhe në asnjë mënyrë në vëndet ku ka ngrit shtat zhvillimi, nuk ka qënë dogmë dhe teke vetëm e kuadrove apo liderëve politik të caktuar dhe të mpleksur në kohë. Në këtë vazhdimësi, Vili Branti apo Helmut Koli, që të dy bord të politikes gjermane, zonja e çeliktë e Anglise Theçer,apo Toni Bler me sukseset për lakmi,apo Merkeli me qeverisje aq të sukseshme, që të gjithë të shquar për reforma dhe rezultate kapitale për shembull në tere botën e perparuar, apo presidentët amerikan (atje pengesë është edhe konstitucionalja për kohzgjatjen e mandatit të presidentit) do mbeteshin të përjetshëm në pushtet. Bile,ndër to pati edhe afera minore banale si shkas për tërhekje nga politika. Po ku jan në këtë rrafsh politikanët shiptar?!
U nisem nga ky krahasim për dilemen: Pse i gjith ky pozitivitet anashkalohet nga shqiptarët, sidomos këtu në Maqedoni ?!
Para disa ditëve Ali Ahmeti ishte i prerë dhe i pazakont në deklarimin publik ku reflektoi edhe mungesë modestie, shprehu vetbesim të tepruar duke harruara proverben e vjetër gjakovare: Hajt bac tu rrit mendja. Ka ca kohe qe Ahmeti i ka shpeshtuar deklarimet e ketilla qe ne sensin e vet reflekton fenomenin karakteristik të liderëve partiak nder shqiptaret, tem e cila për rëndësin që ka meriton shtjellim të veçant. Sidoqoft, deklarimi i pazakont në kohën e fundit i Ahmetit(ka poligon të veprimit politik tejet të pastruar si nga opozita shqiptare ashtu edhe nga pozita maqedonase…) nuk mund të anashkalohen nga këndvështrimi i zhvillimit të proçesit të demokracisë pas kaq vitesh tranzicioni.
E tërë kjo u vërejt në një bashkbisedim publik në Alsat-M të zot. Ahmeti me bashkëbiseduesin e kujdesshsëm duke dhënë një përgjigje tejet jotaktike për nivelin dhe nevojen e bashkëpunimit me liderët e tjerë partiak të caktuar të opozitës shqiptare.
Së pari, në përgjigjen për marrëdhëniet dhe komunikimin me liderët e tjerë partiak shqiptar në Maqedoni ( nuk pati në konsiderat se edhe ata ashtu si edhe ai jan kryetar partie, të pakontestueshëm për asgjë, të pagabueshëm në vetvlersimin e tyre, të plotfuqishëm dhe përmbarues egzekutiv në partitë e tyre ) do thosha bile me arogancë të pashembullt reflektoi vendosmërin dhe distancim të vendosur që të krahasohet me liderët e tjerë shqiptar. Pra,apostrofoi tejet negativisht mundësin që të hiqet vijë barazimi mes tij dhe liderëve të tjerë partiak.
Eshte e vërtet se politika është art i së mundshmës, bile edhe për ne shqiptarët e përvojtur që kënaqësi më të mëdha dhe të vetme në kohën e fundit na kan mbetur manifestimet dhe përvjetorët e organizuara vënd e pa vënd për ngjarje dhe evenimente nga historija,ama jo edhe për angazhime, aktivitete dhe rezultate pune që shqiptarëve këtu në Maqedoni do tju ja bënin jetën më të qet, më të sigurt, më të begatshme dhe më të lumtur.
Ky qëndrimi dhe koncept politik,pavarsisht motivet dhe svidimin nuk është llafim politik që shef përtej afërsisë. Në piedestalin e politikës nuk mund të qëndrojë as partia,as pjesa e segmentarizuar e kombit dhe aq më pak lideri që në rrethanat shqiptare është bastarduar skajshmërisht. Ky bastardim bëhet tejet joproduktiv dhe keqbërës kur për çështje të mëdha kombëtare,për çështje të mëdha demokratike dhe të lirisë, nuk balansohet me nivelin dhe poziten e kombit,por edhe me resurset dhe kapacitetet menaxheriale, në këtë rast të shqiptarëve në Maqedoni.
Deklarimi i Aliut se nuk mund të rangohet me të tjerët lider është negacion i pasens por edhe më shum se aq,ashtu si edhe ideja për unitet të votës shqiptare në emër të gjoja numrit më të madh të deputeteve shqiptar në parlament. Krejt kjo idejohet duke anashkaluar së pari lëshimet dhe mangësit e manifestuara te BDI-së si partia më e madhe e shqiptare në Maqedoni,lider i të cilës është vet ai, e pastaj edhe të tjerëve. Në demokracit liberale përëndimore është bërë standart dhe kusht parësor për mbarsi në politikë konkurenca politike.Vall, tani Ahmeti por jo vetëm, mendon dhe dëshiron të na këthej kohen në ortodoksin komuniste, në kohën e mungesës dhe selektimit të ideve dhe kreacionit mendor, për favor të njëmendësisë, dhunimit të demokracisë ? Vall, a mundet sot karshi begatisë së ideve dhe kreativitetit krijues të mendojm dhe veprojm ndryshe ne shqiptarët ?