Televizioni publik gjerman, ARD, raporton se procesi i rindërtimit pas tërmetit do jetë një sfidë e shtrenjtë për Shqipërinë. “Shifra zyrtare nuk ka akoma, por rindërtimi në zonat e prekura nga tërmeti do jetë një sfidë e madhe jo vetëm njerëzore dhe teknike, por edhe e shtrenjtë”,- raporton ARD. Media gjermane shton se rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliardë euro. “Dhe me Shqipërinë është goditur një vend i varfër. Ekspertët atje thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliard euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë kanë dhuruar para. Deri tani janë mbledhur 15 milionë euro. Një komision i posaçëm do bëjë vlerësimin dhe kanalizimin transparent të këtyre parave për shkak se korrupsioni është problem i madh në Shqipëri”.
ARD raporton se qeveria shqiptare shpreson te mbajtja e një konference donatorësh. Në kronikë thuhet se qeveria shqiptare po shpreson te ekspertët e huaj për vlerësimin e dëmeve. “Kjo për shkak se në Shqipëri mbizotëron një mungesë e theksuar ekspertësh dhe force punë të specializuar”,-raporton ARD. Rrjeti gjerman ka vizituar edhe dy familje të dëmtuara që thonë se qeveria nuk është dukur fare. Kurse sa i përket Durrësit, AR thekson se duket se ndërtimet ishin më të larta nga sa duhen lejuar. Ekspertë shqiptarë kanë folur me shifra paraprake duke deklaruar dëme rreth 500 milionë euro. Por harta e zonave të dëmtuara po zgjerohet çdo ditë dhe shifra mund të jetë edhe më e madhe.
Rindërtimi i Shqipërisë pas tërmetit do të kushtojë 1 miliard euro
In :
Aktuale
Loading...
loading...