BLENDI PETROL
Aktuale

Rinia e Dobovjanit në aksion pastrimi (Foto)

Rinia dhe banorët e fshati Dobovjan të Strugës kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e hapësirës përreth shkollës së fshatit dhe rrjedhës së Drinit të Zi dhe lokacioneve të tjera.Ky aksion për pastrimin e kësaj hapësire përreth shkollës dhe stadiumit nga skurret,dherat dhe mbetjet e natyrave të ndryshme kontribon që përvec se ky ambient do të marri një pamje më dinjitoze do synojë të promovojë te më të vegjlit kujdesin ndaj natyrës.Ky lokalitet edhe më herët është bërë pjesë e aksioneve si për zgjerimin ashtu edhe duke mbushur hapsirat e zbrazëta me rërë dhe duke mundësuar kështu zgjerimin e rrugës kryesore. Me këto aksione për të rritur distancen e pamjes nga drejtuesit e automjeteve, është intervenuar edhe në disa pjesë ku janë hequr shkurret në pjesët anësore të rrugës. Fshati Dobovjan ndodhet 9 kilometra larg qytetit të Strugës. Nëpër të kalon lumi Drini i Zi, i cili e ndan përgjysëm fshatin. Deri në vitin 2004 fshati Dobovjan gravitonte në Komunën e Velshtës, duke u ndodhur larg saj pesë kilometra, por me ndarjen administrative të vitit 2004 në rajonin e Strugës, pas shkrirjes së komunës së Veleshtës edhe ky venbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës si të gjitha venbanimet e tjera. Ka një sipërfaqe të rrafshët dhe ndodhet në lartësi mbidetare prej 790 metrash. Në këtë fshat funksionon shkolla fillore katërvjeçare, ndërsa shkollimin prej klasës së pestë deri në klasën e tetë nxënësit e fshatit Dobovjan e zhvillojnë në fshatin Veleshtë. Ka një shitore, puntori private të vogla si dhe një xhami në mes të fshatit. Dobovjani ka 150 shtëpi dhe 650 banorë. Të gjithë banorët i takojnë nacionalitetit shqiptarë, pjesa më e madhe e banorëve merren me bujqësi dhe blegtori ndersa një pjes e banorëve te Dobovjanit punojnë dhe jetojnë përkohësisht në perëndim. (Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button