Rinia e LR-PDSH-së, kërkon përgjegjësi për sulmin ndaj Ziadin Selës!

Nën moton “Stop dhunës dhe stop urrejtjes”, anëtarët e rinj të LRPDSH-së – nga dega e Tetovës sot në sheshin e qytetit në Tetovë në mënyrë simbolike me lëshimin e 13 balonave të bardhë, 13 të kuq dhe 1 të zi përkujtuan në ngjarjet e pakëndshme të 27 prillit. Siç tha Ardonita Islamili nga dega e të rinjve të partisë, në atë ditë në mënyrë brutale janë sulmuar deputetët, ndërsa më brutalisht ishte sulmuar kryetari i LR-PDSH-së dhe deputet Ziadin Sela.

“Jemi mbledhur këtu për të kërkuar përgjegjësi dhe të apelojmë deri te organet kompetente në afat sa më të shkurtër të mundshëm të ndërmerren masa dhe hapa për gjetjen dhe ndëshkimin e atyre të cilët janë të përfshirë në këtë akt të turpshëm që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë e politikës në Evropë. Me këtë akt simbolik japim porosi deri te të gjithë qytetarët, që kjo ngjarje nga Kuvendit të jetë e fundit dhe asnjëherë të mos përsëritet. E kemi zgjedhur këtë formë për t’i bindur të gjithë se drejtësia, paqja dhe integrimi janë modele evropiane të cilat do ta ndriçojnë ardhmërinë tonë politike”, deklaroi Ismaili. Ajo dërgoi edhe porosi deri te, siç tha, të rinjtë e Maqedonisë se manipulohet me ta që të mbrohet krimi dhe korrupsioni. Në tubim u shpreh edhe falënderim deri te qytetarët të cilët sot u mblodhën në Bruksel në protestën për mbështetje të kryetarit të partisë Ziadin Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...