Rinia po ik nga Maqedonia dhe Ballkani

Në Ohër u mbajtën takime të nivelit të lartë në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”. Presidenti i RMV-së Stevo Panedoski mbajti takim me temë “Rivendosja e sinergjisë BE-SHBA ndaj Ballkanit Perëndimorë”. Ai duke folur për Ballkanin Perëndimorë tha se në letër kemi 18 milion banorë në Ballkanin Perëndimorë , por në realitet 4 milion nuk i kemi këtu. Ndërsa theksin e vuri tek ikja e kuadrove të reja nga vendi. Pendaroski tha se nëse trendi i ikjes vazhdon edhe në 5-10 vitet e ardhshme nuk do të kemi më kuadër për zhvillimin e ekonomisë në vend.

“Fuqia e re është duke e braktisur rajonin dhe në të vërtetë nuk do të kemi askënd ku të mbështetmi në jetën reale që të shohim zhvillim të ekonomive tona. Prandaj na ndihmoni, ndihmoni njerëzit që jetojnë në këtë rajon dhe dua të kërkoj falje për këtë, sepse edhe unë jam një pjesë e forcave që janë në pushtet në këto vende”, tha Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se Bashkimi Evropian nuk i kushtoi vëmendje Ballkanit Perëndimorë edhe pse, siç tha ai, shtet e Ballkanit kanë sakrifikuar mjaftueshëm për të rrugëtuar drejt BE-së.

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk i kushton mjaftueshëm vëmendje rëndësisë gjeopolitike të Ballkanit perëndimor. Të gjithë harrojmë çka solli politika e zgjerimit si në Evropën Qendrore edhe në atë Lindore në vitet e 90”, u shpreh Millo Gjukanoviq – President i Malit të Zi.StrugaLajm

Por Filip Riker, ndihmës sekretar i shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, mendon ndryshe nga Millo Gjukanoviq. Ai thotë se Ballkani Perëndimorë është i rëndësishëm për SHBA-në dhe BE-në.

“Sa i takon Ballkanit është i një rëndësie të veçantë për dy dekada, vizioni dhe bashkëpunimi i SHBA-së me BE-në për Ballkanin Perëndimorë, ka motivuar forma të cilat ndihmojnë miratimin e vlerave të përbashkëta në komunitetin translatntik. Vetë procesi i integrimit Euroatlantik i vendos themel për zhvillim të qetë Ekonomik”, theksoi Filip Riker – zv/ndihmës i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë.StrugaLajm

Johanes Hanh ish-Komisionar për Zgjerimin e BE-së thotë se negociatat do të fillojnë, por së pari duhet të respektohet sundimi i së drejtës dhe të respektohen ligjet.

“Negociatat do të fillojnë, mirëpo duhet ta keni të qartë se sundimi i ligjit është i domosdoshëm. Ne nuk shohim hapje të kapitullit me anëtarët kandidat që tashmë negociojnë me Bashkimin Evropian për qasje dhe aderim. Është e saktë se do të kemi ngecje në lidhje me ngjarjet dhe ne lidhje me të drejtën e sundimit të ligjit”, tha Johanes Hans – ish-komisionar për zgjerimin e BE-së.

Hanh iu përgjigj edhe presidentit Pendaroski për shqetësimin e ikjes së të rinjve. Ai tha se janë të vetëdijshëm për këtë por që ai tha se jo vetëm të dialogohet por duhet që shtet e Ballkanit Perëndimorë fjalët duhet ti shndërrojnë në vepra.

In : Aktuale

Loading...
loading...