Roaming më të lirë celular nga Serbia, Mali i Zi dhe BeH

Shfrytëzuesit e operatorëve celularë nga Maqedonia prej sot do të paguajnë për 20 për qind roaming më të lirë celular nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Për një minutë bisedë në roaming do të paguhet nga 11,6 denarë, për SMS mesazhe 3,7 denarë, ndërsa për megabajt-internet 12,3 denarë.

Kjo është ulja e tretë dhe e fundit e çmimit të roamingut celular i paraparë me marrëveshjen e shtatorit të vitit 2015 të firmosur midis katër shteteve të rajonit. Marrëveshja u arrit me qëllim që të lirohen shërbimet roaming në rajon të cilët janë jashtëzakonisht më të larta në shtetet nga Bashkimi Evropian.

Nga data 15 muajin e kaluar hyri në fuqi vendimi për heqje të roamingut për shërbimet telekomunikuese për vendet e Bashkimit Evropian. Masa i dedikohet për banorët e vendeve nga Bashkimi Evropian, të cilët udhëtojnë në kuadër të Unionit.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...