BLENDI PETROL
AktualeOpinion

ROLI I FAMILJES , SHKOLLËS  DHE SHOQËRISË NË EDUKIMIN E FËMIJËVE

     

  Njeriu ka nevojë për edukatë  dhe kulturë gati tërë jetën e vet, nga lindja deri në momentet e fundit të jetës.Një fjalë e urtë popullore thotë   : “ Njeriu merret me diturinë , edukatën  dhe shkencën  gjatë gjithë jetës së tij.  Në fëmijëri  i nxë ato,  në rini i zbaton,  ndërsa në pleqëri i mëson dhe edukon të tjerët.”   Fëmija edukohet në familje deri në moshën shkollore( 5-7  vjetë ), kurse më vonë  kur fillon të shkojë në shkollë , edukatës i bashkangjitet edhe arsimi, pra tani përveç familjes  edhe shkolla kyçet në  këtë proçes mjaft të ndërlikuar , sepse tani në këto kushte të jetesës  është shumë vështirë të edukosh dhe arsimosh gjeneratat e reja.

Përveç shkollës dhe familjes në edukimin e fëmijëve rol të rëndësishëm luan dhe duhet të luaj shoqëria.

Edukimi i fëmijëve është një proçes shumë i ndërlikuar , prandaj kërkon shumë mund , angazhim dhe sakrifica nga familja( baba , nëna , gjyshi , gjyshja dhe tërë të tjerët reth fëmjëve).

 Duhet thënë edhe kjo se fëmijët kur lindin janë  të njëjtë. Pestalloci thotë se fëmija kur lind është i pastër pa djallëzi, lind tabullarasë (letër e pastër pa shkruar asgjë në të) dhe varet nga familja se çka do të shkruhet në atë letër e atillë do të jetë e ardhmja e asaj foshnje . Duhet theksuar edhe këtë se nuk ka fëmijë  të mirë ose të këqij,  por  edukimi i bën të mirë ose të këqij, prandaj në jetën e përditëshme hasim fëmijë të mirë shembullorë  dhe fëmijë të gabueshëm. Pikërisht këtu qëndron çelësi i familjes dhe shkollës – fëmija është fryt i punës dhe mundit të tyre.  Trekëndëshi  familje- shkollë – shoqëri  është komponenti kryesor për edukimin e gjeneratave të reja. Puna dhe mundi i tyre do të vërehet përmes shembullit dhe sjelljes së të rinjve që janë fëmijë të tyre , nxënës të tyre dhe anëtarë të denjë të shoqërisë.Mjerisht prindët janë të angazhuar me punë dhe pak kohë kanë në disponim për edukimin e fëmijëve të tyre, pak kohë kanë për të kantrolluar fëmijë  se çka bëjnë në kohën e lirë , sa orë në ditë punojnë për arsimim dhe sa orë për të luajtur me celular  apo internet( mendohet për rastet kur interneti nuk është mjet mësimi ), sa orë në ditë argëtohen  me shokët dhe cilët janë shokët e tyre . 

Prindër të nderuar në ditët e sotme pesha  kryesore për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve është në duart tuaja, prandaj qëndoni pranë fëmijëve tuaj, shfrytëzoni çdo minutë për edukimin  e ardhmërisë tuaj dhe të shoqërisë më të gjërë. Rasti i  sjelljes arrogante të disa adoleshentëve  në Shkup , ku demoluan orenditë nëpër parqet e qytetit dhe  shkaktuan rrëmujë nëpër rrugët  e lagjes ështe për çdo kritikë  për adoleshentet dhe pët prindërit e tyre, sepse në atë kohë fëmija duhet të jetë me libër në dorë ose në gjumë dhe jo to dëmtoj orenditë e qytetit.   Edhe shoqëria luan rol shumë të rëndësishëm për edukimin  e fëmijëve . Shoqëria duhet tu mundësojë  kushte të mirë për mësim, angazhim më te madh rreth përdorimit të tepërt të rrjeteve të ndryshme sociale- kontroll më të përpiktë i të njëjtave, sepse përdorimi i tepërt i tyre pa nevojë shkakton vetë degjenerim  të gjeneratave të reja nga të ciët shoqëria pret shumë  dhe duhet ditur se e ardhmja u takon atyre . Kjo nuk do të thotë se interneti , celulari ose ndonjë rrjet tjetër social nuk duhet të përdoren , jo përkundrazi janë të nevojshme , janë mjete bashkëkohore  dhe përdorimi i tyre me masë është tepër i nevojshëm.

Fëmijët duhet të orientohen nga anët pozitive të rrjeteve sociale dhe jo të marrin shembuj negativ siç ishte rasti  , kur shumë fëmijë u dëmtuan duke lojtur rolin e supermenit ashtu  siç e kanë vërejtur në TIK-TOK . Pikërisht këtu duhet  të shifet roli i prindit , mësuesit  dhe shoqërisë, për të mënjanuar anët negative  tek fëmijët , sidomos të moshave me të reja.   Shkrimtari i madh francez Honore de Balzak për  rrolin që mund të lua shoqëria në edukimin e fëmijëve thotë  :  “ Bërthama e shoqërisë ka një vend të rendësishëm jo vetëm për shoqërinë , por edhe  për vetë jetën e individit.“ Individi e ka shumë të rëndësishme të ketë  një mjedis familjar të shëndoshë, sepse aty ai gjen qetësinë    dhe  ndjen ngrohtësinë familjare .  Por ka raste ekstremë kur atë ngrohtësi, atë qetësi nuk e gjen në gjirin familjar atëherë individi nuk edukohet , por çedukohet. Në rastin e parë kemi fëmijë shembullor në çdo pikëpamje, janë individë me karakter dhe cilësi pozitive, kurse  të dytët paraqiten si fëmijë problematik me karakter  dhe cilësi negative. Të theksojmë edhe atë se  angazhimi i shoqërisë, i institucioneve të shtetit, i mësuesit, i psikologut , i pedagogut, i prindit ndikojnë pa masë në edukimin e fëmijëve dhe nëse këta veprojnë në mënyrë të organizuar  atëher edhe suksesi nuk do të mungojë.Pra familja , shkolla dhe shoqëria janë faktori kyç për edukimin e fëmijëve , por  nuk duhet lënë pas dore edhe faktorin rrugë , sepse nëse mungon angazhimi i të parëve në lojë futen të dytët (rruga ).

Një këshillë  për prindërit  :  Buzëqeshja e fëmijë tuaj tregon se jeni shumë të zotët në rolin tuaj si prindër. Duhet të bëheni  vetë  nxënës  para se  ti  mësoni  fëmijët.

Të përfundojmë këtë  shënim  me fjalët e shkrimtarit  francez Viktor Hygo që thotë  “   Dy janë nënpunësit kryesorë të  shtetit    nëna  dhe  mësuesi. “

                                                                              Resul   Bekteshi , Strugë

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button