Rradha është të mendoni për ne!

Çelësi na qenka tek BDI, unë nuk mendoj ashtu, çelësa ka disa, por në këtë rast, me këta numra me të cilët duhet patjetër të pajtohemi, BDI mbetet dryri. Hajde tani “çelësa”, mblidhuni në një rreth. Është për të mirën tonë!

Nga Valdeta HAJDARI KASAPIStrugaLajm

Sipas të gjitha gjasave të papritshme ishin rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat ishin të caktuara për në muajin Prill, data 12, viti 2020, me çrast për shkak të situatës së krijuar në mbarë Botën, por edhe te ne, me sëmundjen famoze Covid 19, u mbajtën jo plot një javë më parë. Dëshprim edhe i opozitës shqiptare, e cila kësaj rradhe ishte më e angazhuar se kurrë, për t’a mposhtë partinë më të madhe shqiptare, e cila po bëhen 18 vjet dhe assesi të zbret nga froni. Dëshprimi vërehet edhe tek partitë politike maqedonase, te cila me pak, apo te cila më shumë. Me këtë disponim dhe situate te krijuar, mendoj se aq nuk besojnë sa ju duket edhe ëndërr. Assesi të pajtohemi me rezultatet, pavarësisht se edhe Institucioni më i lartë për organizim dhe verifikim të zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, u deklarua zyrtarisht për numrat e marrur, si dhe OSBE/ODIHR-i që zakonisht e përcjellin mbarvajtjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të cilët këto zgjedhje i quajtën demokratike, pa incidente të mëdha, duke i anashkaluar ato teknike. Çka ndodhi gjatë kësaj periudhe kur ju më së paku menduat se do të jeni ”humbësi”? Të gjithë së bashku, energjinë maksimale e fokusuat kundër një subjekti politik dhe ia arritët qëllimit. Në foltoret e juaja çfarë i ekspozuat popullit, rrëzimin e BDI-së?! Aha, po, e drejtë, por populli këtu ju tha, nëse ju keni qëllimin ta rrëzoni ndonjë subjekt politik, atëherë atë e bëjmë ne, kurdo që të duam, por ju na tregoni çfarë do të bëni për ne dhe e vërtetë, populli ka lapsin me të cilin do të rrëzon apo lartëson. Ja pra, në kohë pandemie, populli u dakordua me ju që të krijojmë hapësirë dhe të marrim hapa për të votuar atë që mendojnë. Besoj se ju jeni nga ata që do t’ia ktheni popullit këtë të mirë, sepse i nxorrët nga komforditeti i tyre shtëpiak duke e futur ata kokën në pandeminë gjarpërore, atëherë pse duhet të hidhërohemi me po të njëjtit duke i quajtur, dele (e vërej në shumë tekste dhe shkrime mu nga ju politikanë) dhe të gjitha sojet e kafshëve shtëpiake e juve politikanë nuk e di pse i ngrehni krahët kur mu militantët e juaj partiak ju emërojnë me të gjitha sojet e kafshëve të egra. E tash sa më shpejt, për hir të këtij populli veproni. Po jetojmë dhe zhvillojmë jetën në kushte krejtësisht të jashtëzakonshme, kushte pandemie, të cilat sollën mjaft ngecje ekonomike me çka ekonomia e vendin çaloj, në kushte fushatash parazgjedhore dhe zgjedhore, të cilat edhe po të duam të ecet para, ka rregulla juridike të caktuara nga njerëz ekspertë politiko- administrativë- ekonomik, me çka cila do portë mbyllet për t ju ikur “malverzimeve” për përfitime parazgjedhore. Atëherë, të paktën, atmosfera post-zgjedhore duhet që sa më shpejt të krijohet. S’do mend se sa më pak duhet të harxhohet kohë në kalkulimet për krijimin e qeverisë së shumēpritur. Mendoni për ekonominë e vendit, mendoni për bizeneset, prej të cilave gjithçka varet, dhe sa më shpejt veproni. Mos harroni se fëmijët tanë mezi e presin zilen e parë të shkollës, vitin akademik, të cilët duhet t’ju gjejnë të gatshëm. Nuk kemi kohë! Kenarinë, hudhеni nē korpën e pakthimit dhe bëni hapin e rradhës. Ky është patriotizëm, mendoni për ekonominë e bizneseve shqiptare, “ushqimin” tonë. Krijimi i qeverisë domosdoshmërisht duhet të jetë sa më I shpejtë. Çelësi na qenka tek BDI, unë nuk mendoj ashtu, çelësa ka disa, por në këtë rast, me këta numra me të cilët duhet patjetër të pajtohemi, BDI mbetet dryri. Hajde tani “çelësa”, mblidhuni në një rreth. Është për të mirën tonë! (koha.mk)357ShareStrugaLajm


Loading...
loading...