Rrahje e përgjakshme në Dibër, një person me lëndime të rënda dërgohet në Shkup

Sot herët në mëngjes rreth orës 02.50, në Dibër në rrugën “8 Shtatori” ka ndodhur një përleshje fizike mes dy grupeve të rinjsh.

G.E(20) nga Dibra bashkë me shokët e tij Ç.B(19) dhe O.A(21), kanë qenë të sulmuar fizikisht nga ana e pesë personave të tjerë nga Dibra. Personit G.E i është dhënë ndihma mjekësorë në Qendrën klinike në Dibër prej ku është dërguar për në kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.StrugaLajmStrugaLajm

Rreth orës 03.40 në stacionin policor në Dibër sulmuesit K.K(27), I.V(23), C.B(22) dhe H.B(25) vet janë paraqitur në polici, pas masave të mara është arrestuar edhe personi i pestë K.K (21).StrugaLajm

Pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të vijojnë dënimet.

In : Aktuale

Loading...
loading...