Rrahje mes dasmorëve e drushitësve, tetë persona në pranga (VIDEO)

Në lagjen Toukbashqe të Prishtinës krushqit e një dasme janë rrahur me disa drushitës.

Dëshmitarët thanë se incidenti nisi kur shitësi i druve ia zuri rrugën kolonës së dasmorëve.

Përleshja zgjati rreth 15 minuta, aty u përdorën edhe mjete të forta.StrugaLajm

Disa nga dëshmitarët thonë se u munduan t’i ndajnë palët, por nuk ia dolën. Për këtë incident janë arrestuar disa persona.StrugaLajm

Ndërkaq Bastri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente përmes telefonit tha për Klan Kosova se asnjëri nga të përfshirët në këtë rast nuk kishte lëndime serioze.

In : Aktuale

Loading...
loading...