Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet

Muluwork Ambaw, një grua 26-vjeçare nga Etiopia, pretendon se ka kaluar 16 vitet e fundit të jetës pa ngrënë apo pirë asgjë.

Shumica e njerëzve vështirë se mund të zgjasin disa orë pa ngrënë diçka, por etiopiania këmbëngul se ajo shmangu ushqimin përgjithmonë një ditë kur ishte vetëm dhjetë vjeçare, pasi iu zhduk përgjithmonë oreksi.

Përveç mungesës së plotë të ushqimit, Ambaw thuhet se ka një jetë normale, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka mjaft energji për të kryer detyrat e përditshme, të cilat përfshijnë gatimin për të tjerët dhe kryerjen e punëve të ndryshme.

Gruaja e re i është nënshtruar disa testeve mjekësore në Etiopi, por asnjë nuk mund të konfirmonte vërtet nëse ajo thoshte të vërtetën, megjithëse mjekët në një spital në Addis Ababa konfirmuan se nuk kishte asnjë provë për ndonjë ushqim në zorrët e saj në kohën e ekzaminimit.

Rasti i Muluwork Ambaw së fundmi u bë viral pasi ajo u vizitua nga Drew Binsky, i cili dëgjoi historinë e saj gjatë vizitës në Etiopi dhe vendosi ta takonte personalisht.

Por, kjo nuk është hera e parë që Ambaw bën tituj lajmesh, raporton odditycentral.

Ajo tërhoqi vëmendjen për herë të parë në vitin 2016, kur thashethemet për një vajzë që mund të mbijetonte pa ushqim apo ujë filluan të përhapeshin në vendin e saj.

S’kaloi shumë, gazetarët dhe reporterët televizivë po mblidheshin në fshatin e saj të vogël për të dokumentuar rastin e çuditshëm.

Gruaja 26-vjeçare thotë se ende e mban mend herën e fundit kur i ka kaluar ushqimi nga buzët.

Vakti i saj i fundit ishte thjerrëza të kuqe me petulla, një pjatë tipike etiopiane, pas së cilës oreksi – thjesht iu zhduk.

Në fillim ajo gënjeu familjen se kishte ngrënë, por në fund iu desh t’u tregonte të vërtetën.StrugaLajm

“Unë jetoja me familjen time dhe ata më kërkuan të haja mëngjes dhe të shkoja në shkollë”, kujton Ambaw dhe shtoi se “unë thashë se kisha ngrënë, por po shtiresha. Më kishte humbur oreksi për ujë dhe ndonjë ushqim”.

Gruaja e re etiopiane pohon se për shkak se nuk ka konsumuar asnjë ushqim apo ujë për 16 vjet, as nuk i është dashur të përdorë as tualetin gjatë asaj kohe.

Duket se e vetmja herë që i duhet të përdorë banjën është kur ajo lahet.

Në vitin 2021, blogu etiopian i lajmeve Borkena njoftoi se kryeministri i vendit kishte mësuar për pretendimet e Ambawt dhe kishte urdhëruar që ajo të testohej nga mjekët në Dubai.

Në intervistën e saj të fundit me Drew Binsky, 26-vjeçarja pohoi se mjekët nuk gjetën asgjë të keqe me të, megjithëse ajo nuk përmendi nëse e mbanin nën vëzhgim për të parë nëse ajo mund të mbijetonte vërtet pa ushqim dhe ujë.

“Nuk kam asgjë për të thënë. Është puna e Zotit dhe unë thjesht e pranoj atë”, tha Muluwork Ambaw.

Ne kemi dëgjuar njerëz që pretendojnë se mbijetojnë pa ushqim të ngurtë për dekada, por ajo është një nga të paktët që pretendojnë se nuk kanë nevojë as për lëngje, gjë që është vërtet e vështirë të besohet.

Sipas Rekordeve Guinness, koha më e gjatë që dikush ka kaluar pa ushqim dhe ujë ishte 18 ditë, dhe ky ishte një njeri që policia e arrestoi dhe më pas ai u harrua.

Kjo grua pretendon se ka mbetur pa ujë për më shumë se 16 vjet.

In : Aktuale

Loading...
loading...