Rrëfimi prekës i ish-futbollistit Hakan Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist

Hakan Shukur shkroi historinë me Turqinë në vitin 2002, duke u renditur të tretët në Kupën e Botës. Ish-sulmuesi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit turk, ndërkohë tashmë, në moshën 48-vjeçare, Hakan Shukur është katandisur si mos më keq.

Shkak është bërë një konflik me presidentin Taip Erdogan, shkruan JavaNews. Ish-sulmuesi i Interit, Torinos, Parmës, e shumë skuadra të tjerë, i doli kundër liderit të Turqisë, dhe kjo gjë duke se i kushtoi shtrenjtë.

Aktualisht 48 vjeçari ndodhet në Uashington dhe problemet filluan në 2013 kur ai vendosi të largohej nga partia e Erdogan e AKP: “Armiqësia filloi atje. Dyqani i gruas time u sulmua me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan në rrugë dhe unë u kërcënova“, i tha ajo revistës gjermane Focus.StrugaLajm

Ish lojtari vendosi të emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe kjo u interpretua si ofendim: “Kur u largova, ata arrestuan babanë tim dhe konfiskuan gjithçka që kisha“, tha ai.

“Këtu, kam pasur një kafene për një farë kohe“, shtoi ai.StrugaLajm

Sukur ka rrëfyer se udhëheqësi turk ka marrë gjithçka prej tij.

“Nuk më ka ngelur asgjë në botë. Erdogan mori gjithçka nga unë. Ai më ka hequr të drejtën time për liri, të drejtën për të shpjeguar veten time, për tu shprehur, madje edhe e drejta për të punuar“, përfundoi Hakan Sukur.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...