Rregullat e karantinës në Zvicër

Njerëzve nga disa vende me rrezik të lartë që hyjnë në Zvicër do t’u kërkohet karantinë.

Kushdo që kërkohet të bëjë karantinë duhet ta bëjë këtë për një periudhë dhjetë ditore

Qeveria Zvicerane ju rekomandon që të mbani 1,5 metra distancë nga njerëzit, të vishni një maskë dhe të shmangni transportin publik.

Vendet në listën e karantinës së Zvicrës po azhurnohen vazhdimisht.

Kur të arrini në Zvicër, ju duhet të kontaktoni autoritetet shëndetësore kantonale brenda dy ditësh, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.StrugaLajmStrugaLajm

Edhe nëse keni dëshmi të një testi negativ, përsëri do t’ju kërkohet të bëni karantinë për dhjetë ditë.

Për dhjetë ditë pas mbërritjes tuaj në Zvicër duhet të qëndroni në shtëpinë tuaj ose në ndonjë strehim tjetër të përshtatshëm pa dalë jashtë.StrugaLajm

Ju kërkohet të shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë.

Ju mund të lini karantinën pas dhjetë ditësh vetëm nëse nuk keni simptoma.

Qeveria Zvicerane ka bashkuar udhëzime të hollësishme të karantinës në anglisht.

Kushdo që nuk arrin të bëjë karantinë për një periudhë dhjetë ditore do të dënohet me gjobë deri në 10,000 franga zvicerane./Albinfo.ch

In : Aktuale

Loading...
loading...