Rrëmujë e vërtetë në Zvicër: Shtetasi maqedonas godet dhe kërcënon disa persona

Një vozitës nga Maqedonia, mëngjesin e së shtunës në relacionin në mes Cyrihut dhe Spreitenbachut në Zvicër, ka shkaktuar disa aksidente, si dhe ka lënduar dhe kërcënuar disa persona. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia zvicerane.


Rreth orës 03.15 të së shtunës, një shtetas 33-vjeçar maqedonas ka vozitur disa herë me veturën e tij të llojit „Smart“ në drejtim të rrugës „Zürcherstrasse“ në Dietikon, prapa një veture të të njëtit lloj. Pasi ky i fundit e vëren se është duke u përcjellur nga shtetasi maqedonas, ai e ndalon veturën dhe zbret. Mirëpo, kërcënohet nga shtetasi maqedonas me një thikë. I kërcënuari largohet me vrap, ndërsa autori i dyshuar futet në veturën e viktimës dhe vazhdon rrugën në drejtim të Cyrihut.

Të njëjtën gjë ai e përsëritë edhe në lokacionin Lindenplatz, kësaj radhe me një veturë të llojit „Mercedes“ me ngjyrë të zezë. Pasi edhe këtë vozitës e kërcënoi dhe e detyroi të largohet, autori i dyshuar vazhdon rrugën, kësaj radhe me Mercedesin e grabitur nëpër rrugë të ndryshme të Cyrihut. Me këtë rast, ai shkakton disa aksidente, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Më në fund, ai e vazhdon rrugën në drejtim të Schlierenit. Atje, për një çast zbretë nga vetura duke e kërcënuar një këmbësor tjetër dhe më pas vazhdon për në Dietikon.StrugaLajm

Në një udhëkryq, ai e godet një veturë që ka qenë duke pritur në ngjyrën e kuqe të semaforit, e cila e godet një veturë tjetër para saj. Gjatë godtijes, lëndime të lehta kanë pësuar vozitësit e dy veturave. Pa u përkujdesur për rastin, shtetasi maqedonas e vazhdon rrugën në drejtim të Spreitenbachut.

Në kuadër të alarmit që kishte pranuar, policia zvicerane e gjen veturën rreth orës 03.45 në afërsi të një qendre tregtare, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Pasi i afrohen policët, ai i kërcënon që të dy me thikë, ndërsa ata kanë qenë të detyruar të përdorin aparatin destabilizues. Me këtë rast, është lënduar lehtë edhe një kalimtar rasti i cili ka dashur tu ndihmojë policëve.StrugaLajm

Motivi i veprimeve të shtetasit maqedonas është i paqartë, ndërsa dyshohet se pas kësaj qëndron problemi psikik i tij. Bëhet fjalë për shtetas 33-vjeçar maqedonas, me vendbanim në Kanton të Aargaut. Për momentin ai është duke u hetuar për nga aspekti mjekësor e psikologjik. Hetimet e tjera do të zhvillohen nga Policia kantonale e Aargaut në bashkëpunim me Prokurorinë Limmattal/Albis.

Policia zvicerane është në kërkim të dëshmitarëve, të cilët do të jepnin informata eventuale apo dëmtime të tjera nga autori.

In : Aktuale

Loading...
loading...