Aktuale
RRËSHQITJE DHEU NË AKSIN OHËR – SHËN NAUM

Sipas njoftimit të Auto Moto Shoqatës së Maqedonisë (AMSM), për shkak të një rrëshqitjeje dheu, që nga ora 06:30 e mëngjesit, qarkullimi në aksin rrugor R1301 Ohër– Shën Naum, në segmentin mes fshatit Trpejcë dhe Shën Naumit, zhvillohet vetëm në një korsi trafiku.
Nga AMSM u bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, deri në pastrimin e plotë të rrëshqitjes dhe normalizimin e qarkullimit në këtë pjesë të rrugës.





























