Rreth një ton mbeturina të mbledhura gjatë “Fundjavës së Pastrimit” në bregun e Strugës

Rreth një ton mbeturina janë mbledhur në bregun e Strugës në kuadër të aksionit ekologjik “Fundjava e Pastrimit”, njoftoi sot Komuna e Strugës.
Në aksion morën pjesë rreth 150 persona të punësuar në administratën komunale, nxënës, vullnetarë nga Kryqi i Kuq – Strugë dhe Shoqata “Aqua”.
– Theksi më i madh u vendos në bregun e Liqenit të Ohrit, duke filluar nga Solferino (Kryqi i Kuq), e deri te pushimorja “25 Maji”, si dhe në shëtitoret përgjatë lumit Drini i Zi, thekson Komuna e Strugës.
Qëllimi i “Fundjavës së Pastrimit” është rritja e vetëdijes së njerëzve për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor. Aksioni ekologjik u organizua nga “Men and Mountain” dhe u realizua në bashkëpunim me “Pivara Skopje”, “Pakomak”, “Zero Waste”, “Sparkasse Bank”, “EVN Maqedoni”, “Makstil”, “Bucim Borov Dol”, “Saubermacher” dhe “Kostal”. Aksioni u mbështet nga ZELS-i, Kryqi i Kuq dhe Ministria për Mjedis Jetësor.