Aktuale

Rrëzohet një i huaj në urën e drurit në Strugë – dërrasat e kalbura rrezik për kalimtarët

Një shtetas i huaj është rrëzuar sot në urën e drurit në Strugë pasi një dërrasë u thye nën këmbët e tij. Dëshmitarë okularë tregojnë se ura ka kohë që është në gjendje të rënduar, ndërsa mungon çdo masë sigurie.

Siç shihet edhe në foto, dërrasat e dëmtuara përbëjnë rrezik serioz për qytetarët dhe turistët. Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme në këtë urë simbol të qytetit, përpara se të ndodhin pasoja më të rënda.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button