Rrihen pastaj përqafohen huliganët,shikoni (VIDEO )

Një video e ngarkuar një ditë më parë në rrjetet sociale tregon një sherr të mirëorganizuar mes dy grupe huliganështë cilët rrihen me njëri-tjetrin në një fushë. Në faqen e Facebook ku është publikuar videoja shkruhet se në të marrin pjesë tifozë të dy skuadrave londineze të kategorisë së dytë, Millwall dhe Brentford.

Ata zihen me grushta dhe shkelma në një fushë me bar dhe baltë të rrethuar nga mure me grafiti, që të bën të mendosh se është një zonë periferike e Londrës. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në 25 gusht, por e pyetur nga “Mirror”, policia bëri të ditur që po e heton videon.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërsa thuajse të gjithë djemtë përleshen, njëri prej tyre, me kapele dhe xhaketë të kuqe, duket sikur drejton gjithë skenën, me raste duke ndarë palët për të rifilluar “raundi” tjetër. Ndërsa një person i shtrirë në tokë po goditej me shkelm nga kundërshtari ai dëgjohet të bërtasë “lëre, lerë…”.StrugaLajm

Pjesa më e “bukur” është fundi, ku pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, huliganët ndahen duke u përqafuar. Në rrjete sociale video përshkruhet si e para që shfaq një përleshje të organizuar mes grupeve rivale, çka ka bërë policinë të mendojë se do të ketë shumë shpejt edhe të tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...