Rriten numrat, 627 raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ditëve të fundit ka vijuar rritja e infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, numri i rasteve aktive ka mbërritur në 627, përcjell INA.

Më shumë raste aktive ka në Shkup, edhe ate 195, më pas Tetova me 175 dhe Kumanova me 68 raste. Nga Ministria e shëndetësisë kanë bërë thirrje që qytetarët sa më masivisht të vaksinohen, pasi që kjo është mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin. Nga fillimi i pandemisë janë infektuar mbi 156 mijë qytetarë, mbi 150 mijë të shëruar dhe 5494 të vdekur.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...