Rritet numri i pacientëve me grip – javën tjetër arrihet kulmi!

Në Klinikën Infektive në Shkup, nga COVID-19, ditë më parë ka ndërruar jetë një pacient 36-vjeçar nga Demir Hisari. Familja e tij ka reaguar ndaj trajtimit që sipas tyre ka qenë joadekuat.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë pohon se Klinika për Sëmundje Infektive ka staf profesionistësh të cilët kanë punuar edhe gjatë pandemisë.

“Klinika njofton se në raport me pacientin, të gjithë pacientët, pavarësisht diagnozës së tyre, trajtohen dhe kujdesen profesionalisht. Ata shprehin ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur betejën me sëmundjen, pavarësisht diagnozës dhe moshës së tyre. Sipas raportit të fundit nga komisioni i cilësisë, klinika raporton se nuk ka asnjë ankesë nga një pacient i shtruar dhe nga një pacient i ekzaminuar ambulantor” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetësisë Publike ka deklaruar se në vend në javën e tretë të këtij viti janë raportuar 1.675 raste të reja të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 41,7% më shumë në krahasim me javën paraprake.StrugaLajm

Ndryshe edhe në Kumanovë ka më shumë se 50 pacient të cilët janë duke u trajtuar në repartin Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm. Prej tyre tre pacientë me Covid.

Sipas ekspertëve, pacientët me sëmundje të caktuara shoqëruese të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna mund të shfaqin një pasqyrë klinike më të rëndë.

Përpos kësaj numri i përgjithshëm i rasteve këtë sezon është 5.175. Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje prej 22.3 përqind dhe në krahasim me 13 sezonet e fundit ka një rritje prej 34.6 përqind. Brenda një muaji 6 persona humbën jetën nga gripi. Megjithatë, kulmi pritet të arrihet javën e ardhshme. /KlanMacedonia/

In : Aktuale

Loading...
loading...